Shërbimet dhe pajisjet e kompanisë Nokia, tashmë janë në pronësi të Microsoft dhe për ta festuar kompania ka lëshuar reklamë të re në YouTube. Reklama ‘Not Like Everybody Else’ (Jo si të gjithë të tjerët), përdor muzikën nga rock bandi anglez The Kinks.

Në një rrugë ku gjithçka është bardh e zi, kalon një njeri i veshur në të verdha duke reklamuar Nokia e verdhë Lumia 1020.

Gjatë ecjes në rrugë, ai shkakton frikë dhe habi te kalimtarët.

Sistemi operativ i Microsoft për momentin është në pozitën e tretë, por Microsoft përmes marketingut planifikon të arrijë majet në botën e telefonave të mençur.