Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID

Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID

Ambulanca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,781 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,105 testime të kryera. Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve, gjë që nuk kishte ndodhur prej kohësh në vendin tonë.

Por Ministria e Shëndetësisë duket se sot ka bërë një lapsus në njoftimin e përditshëm statistikor. Teksa njofton se nuk ka humbje jete gjatë këtyre 24 orëve, ka shtuar edhe një fjali ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

"Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve."-shkruhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,789 raste aktive me COVID. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 278 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Statistika (07 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,781
Të shëruar në 24 orë       278
Të shtruar në spitale       111
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore                 8,105 

Testime totale              1,516,613 
Raste pozitive                 216,686
Raste të shëruara           202,664
Raste Aktive                      10,789
Humbje jete                         3,233 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           5,155
Fier                 1009
Durrës             914
Elbasan           757
Shkodër          690
Vlorë                688
Berat               380
Gjirokastër     392
Lezhë              308
Korçë               261
Dibër                145
Kukës               90

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit, lapsusi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ngushëllojmë familjarët e viktimave

1641579673_f5c997cdff494d0d823648375709611b.jpg

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit, gjë që nuk kishte ndodhur prej kohësh në vendin tonë. Por Ministria e Shëndetësisë duket se sot ka bërë një lapsus në njoftimin e përditshëm statistikor për mediat. Teksa njofton se nuk ka humbje jete gjatë këtyre 24 orëve, ka shtuar edhe një fjali ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të 'viktimave'.

"Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve."-shkruhet në njoftim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 07/01/2022 19:53

    ÇFARE KOMENTI KERKON KUR NJERZIT NUK ZBATOJNE RREGULLAT ME ELEMENTARE Ne grumbullime pa maska neper kafene pa maska ne autobuz po ashtu Keto jane pasojat e festave te fundvitit.

    Përgjigju
  • Turi: 07/01/2022 19:19

    Po Komiteti I specialisteve te shendetesise a ekziston apo eshte shkrire. Nuk marrin asnje mase parandaluese sepse te gjithe ato te Komitetit teknik kane interese te kete sa me shume infektime sepse Jane aksioner neper spitale private dhe marrin perqindje nga depot farmaceotike per recetat qe mbushin. Ku eshte Pipero, Najada, Brataj dhe e gjith çeta qe dilte ne TV çdo 2 ore, per te na dhene mend. Ato I bene leket e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë