Rekordet janë bërë për tu thyer dhe gjithçka mund të arrihet me shumë punë dhe profesionalizëm. Por, thjesht janë disa gjëra që ndodhin për herë të parë, dhe si çdo gjë e parë nuk mund të thyhet.
Për këtë edhe Shqipëria mban një rekord në “Guinness”, rekord i cili mund të përsëritet por s’mund të ketë të parë për këtë është rekordi i pathyeshëm i Shqipërisë.
Ndeshja për fazën e grupeve të Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Zvicrës vendosi përballë dy vëllezër që do të ishin kundërshtarë, bëhet fjalë për Granit dhe Taulant Xhakën, të cilët u bënë vëllezërit e parë që ishin kundërshatrë me përfaqësueset e tyre në Kampionatin Evropian të UEFA-s.

Si rekordmeni më i madh shqiptarë në “Guinness” mbahet Sajmir Strati me 6 rekorde personale, që kryesisht kanë qenë mozaikë të përmasave të mëdha të punuar me elemntë të veçantë. Ndër to mund të përmendim “Mozaiku më i madh me kapëse letrash, Nëne Tereza”, “Mozaiku më i madh me kokrra kafeje”, “ Portreti i Micheal Jackson me furça”, “Vepra më e madhe me vidha” etj.

Një rekord interesant mbajnë edhe fëmijët shqiptarë që morën çmimin për “Ansambli më imadh përkusionit të gotave”, që u zhvillua në Tiranë.

Dy rekorde të tjera mbahen nga dy shqiptarë që jetojnë jashtë shqipërie, i pari është Haki Doku,në Itali që mban rekordin “Guinness” për “Distanca më e madhe e përhshkuar në karrige me rrota, për 12 orë” ndërsa tjetri është Blerim Jashari që mban rekord për breakdance, “Rrotullimet e njëpasnjëshme me bërryla”, plot 27 herë pa u ndaluar është rrotulluar Blerimi, i cili mban akoma rekordin “Guinness”.

/Shqiptarja.com