Almir Daci i njohur me emrin fetar si Ebu Belkisa, që për organet e rendit njihet si ish-imami xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, tashmë i shpallur në kërkim përfundon në gjyq me cilësinë e të pandehurit në mungesë.

Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet ndaj tij, duke dërguar në gjyq për dy akuza, atë të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe
“Nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” në bashkëpunim.
Ish-imami i xhamisë së Leshnicës, nga ku janë nisur shumë besimtar musliman në luftën e Sirisë, do të gjykohet në mungesë pasi dyshohet si një nga organizatorët, financuesit dhe pjesëmarrës e aktiv, e drejtues i grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri.

Nga ana tjetër, burimet thonë se janë pezulluar hetimet deri në një vendim tjetër për tre personat e shpallur në kërkim, Medi Manallari, Shyqyri Kaca dhe Shkëlzen Dumani.

Shkak për këtë pezullim është bërë mungesa e informacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe familjarët e tyre për këta persona, të cilëve i është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë që në fillim të operacionit, ku u arrestuan 9 bashkëpunëtorët e tyre. Sipas akuzës, thuhet se Shkëlzen Dumani është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por zyrtarisht nuk është konfirmuar një gjë e tillë pasi mungon çertifikata e vdekjes për të provuar para Gjykatës se ky person ka ndërruar jetë.

Ndërsa për Medi Manallarin dhe Shyqyri Kacën, prokuroria thotë se provohet se të dy këta persona ndodhen në Siri, por prej disa kohësh institucionet ligjzbatuese nuk kanë ifnroamcion për fatin e tyre.

Në mungesë të këtyre akteve proceduriale, të nevojshme për dërgimin në gjyq, prokuroria ka vendosur të pezulloi hetimin deri në një vendim tjëtër.

9 të pandehur 
Pranë gjykatës për krime të rënda, prej disa muajsh po vazhdon procesi gjyqësor ndaj 9 të pandehurve, mes tyre dy imamëve të vetshpallur të xhamisë së unazës së re dhe asaj të Mëzezit.

90 shtetas
Të pandehurit e kësaj dosje kanë rekurtuar e dërguar në Siri rreth 90 shtetas shqiptar, të cilët janë bashkuar grupet terroriste.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)