Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka arrestuar 4 persona të akuzuar për terrorizëm.
Arrestimet u bënë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, bënin rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS.
Gjithashtu sipas policisë, ata akuzohen se mbështesnin me logjistikë e financime ISIS, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.
4 personat u arrestuan, sapo ishin kthyer në Shkodër pas një ligjirate që kishin ndjekur në një xhami në Malësinë e Madhe, e cila ishte drejtuar nga një hoxhë nga Kosova me inicialet I.K.
Të arrestuarit janë Ergys Faslia, i cili punonte berber, Bekim Protopapa punonte mjek në Malësi të Madhe, Xh. F. 34 vjeç nga Dibra e M. H. 46 vjeç nga Tirana.
Të arrestuarit mësohet se janë sjellë në drejtim të Tiranës. Ndërsa mbi 20 të tjerë u shoqëruan, nga të cilët 5 të huaj nga Kosova dhe Maqedonia dhe 15 shqiptarë, por që pas marrjes në pyetje u liruan nga policia.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa të arrestuarit ishin nën mbikëqyrje nga policia prej disa javësh.
Ndërkohë që sot janë arrestuar 7 persona të akuzuar për terrorizëm edhe në Kosovë, por ende nuk dihet nëse operacioni ka lidhje me atë që u zhvillua mbrëmë në Shkodër.

Njëri prej të arrestuarve në Shkodër, Ergys Faslia
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com