Rektorati i UT-së: Aplikimet
për master deri në 20 teto

Rektorati i UT-së: Aplikimet<br />për master deri në 20 teto
Universiteti i Tiranës ka përcaktuar se fillimi i vitit akademik për studentët e ciklit të dytë të bëhet në datën 24 tetor, ndërsa për ciklin e parë të studimeve bachelor do të ndiqet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, ku përcaktohet se dita e fillimit të vitit të ri akademik është data 20 tetor 2016.

Afatet e aplikimit të studentëve janë publikuar nga rektorati i UT-së, por edhe nga 6 fakultetet e këtij universiteti. Sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, në nenin 9 të këtij ligji përcaktohet se ministria nxjerr udhëzime vetëm për ciklin e parë të studimeve, pasi aplikimin kandidatët e bëjnë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve.

Universiteti i Tiranës ka miratuar se aplikimi në master do vijojë deri në datën 20 tetor. “Universiteti i Tiranës njofton të gjithë të interesuarit se periudha e aplikimit për regjistrimet në ciklin e dytë të studimeve master fillon nga data 10 tetor deri më datë 20 tetor 2016.

Pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë master profesional dhe master i shkencave për vitin akademik 2016-2017 do të realizohen sipas kuotave respektive të deklaruara nga Universiteti i Tiranës.

Ky proces do të kryhet në bazë të përzgjedhjes së bërë nga njësitë bazë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe me vendimin nr. 22, datë 26.09.2016, të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës”, thuhet në vendimin e senatit të Universitetit të Tiranës.

Ndërkohë që, për kandidatët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë master i shkencave, përveç kritereve të përcaktuara më sipër, kandidatët duhet të kenë njohje të një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit të Senatit Akademik të UT nr.18, datë 13.07.2016. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com



 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur