"Rektorati", Shkencat pengojnë
Dibrën, mbyllen me zinxhirë
FSHN: Vepruam sipas rregullores
Dibrën, mbyllen me zinxhirë
FSHN: Vepruam sipas rregullores">
Në garën për Rektorë të Universitetit të Tiranës po shënohen edhe incidente. Ndërkohë që kandidatja Klodeta Dibra kishte një takim me studentët dhe stafin pedagogjik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, çuditërisht ambientet e këtij fakultetit ishin boshatisur. Kishte shumë pak studentë dhe pedagogë, ndërkohë që sot është një ditë e rregullt mësimi.
Por sipas Klodeta Dibrës ky veprim është bërë për të penguar fushatën e saj për Rektore të Universitetit të Tiranës.
(Auditorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të boshatisur nga studentët)"Një Fakultet me 170 pedagogë dhe gati 7000 studentë ku për fat të keq sot mungonin posterat dhe njoftimet e kandidates për takimin. Ka patur një mungesë njoftimesh, informacioni nga stafi i Fakultetit të Shkencave. Pse disave u lejohet kjo e drejtë dhe disa të tjerë diskriminohen që në postimin e një njoftimi. Unë kam hyrë në këtë garë për t'i thënë Universitetit të Tiranës se unë kam një alternativë timen për një Universitet më të mirë. Që ky universitet të jetë tempulli i dijes dhe jo tempulli i qokave dhe ndereve personale", u shpreh kandidatja për Rektor të UT, Klodeta Dibra.
Vetë Dekani i Shkencave të Natyrës,
Mynyr Koni është kandidat për Rektor dhe njëherazi rivali i Klodeta Dibrës. Ndërprerja e mësimit dhe mbyllja me zinxhirë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka ardhur me urdhër të Dekanit Koni.
Pavarësisht këtij incidenti, Klodeta Dibra thotë se nuk do të tërhiqet nga kjo garë.
"
Mesa duket kanë kuptuar se dita ditës kanë një kandidate të fortë e cila nuk tutet përballë barrierave dhe përballë frikës", tha ajo.
Pavarësisht se ishte mesditë, roja i Fakultetit kërkon të mbyllë me zinxhirë portën kryesore. Ndërkohë që mësimi tek Shkencat e Natyrës, ditën e premte përfundon në orën 18:00.
(Roja i Fakultetit kërkon të mbyllë me zinxhirë portën kryesore)Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26