Moderatorja nuk bëri asnjë reagim për këtë pjesë, por ia besoi mikeshës së saj Xhemi Shehu që të komentonte largimin me humor, përmes një fotoje me makarona të publikuar në Instagram, ku shkruante: “I fut një dorë makarona kur është robi pa punë”.
Lajmi për largimin u mohua më pas por e pati një të vërtetë brenda, faktin që Arbana u largua për t’u rikthyer sërish në televizion pas dy ditësh negociata pasi u përmbushën kushtet e saj.
U tha se arsyeja e debatit ishte kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, por “iconstyle.al” ka zbuluar një tjetër arsye për pakënaqësitë që ka pasur Arbana në ambientet e televizionit.
Sipas burimeve për “iconstyle.al”, arsyeja e largimit të moderatores nga televizioni lidhet me Renato Mekollin dhe emisionin e tij të gatimit.
Po të njëjtat burime shtojnë se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.
Me sa duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.
Pak ditë më parë Renato Mekolli zbuloi se formulën e emisionit të ri të gatimit për fëmijë e ka ideuar vetë.
Dy grupe do të garojnë kundër njëri-tjetrit dhe çdo javë do ketë konkurrentë të rinj. Fituesi i çdo jave do të zgjidhet nga publiku dhe jo nga vetë ai.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Behgjet Pacolli zbulon detaje për jetën personale: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore
29 Nëntor, 09:32
-
I thoja shoqes së ngushtë ‘gjuaje’ se është yll, Olta Gixhari tregon si është njohur me partnerin: Nuk e mendoja se do më donte
21 Nëntor, 22:57
-
Arbana Osmani zbulon për herë të parë portretin e vajzës (VIDEO)
21 Nëntor, 16:28
-
‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë
1 Shtator, 11:17
-
'Kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar Big Brother VIP?', Arbana Osmani thyen heshtjen
29 Mars, 20:29
-
Cili është personi më i bukur për Arbana Osmanin?!
5 Mars, 14:44
-
Arbana nuk do të jetë prezantuese e BBVIP, Lori Hoxha ka dy fjalë për të
13 Janar, 20:05
-
Nuk do prezantojë BBVIP në sezonin e tretë, Arbana Osmani reagon pak orë para nisjes së spektaklit
13 Janar, 17:38
-
Ledioni i zuri vendin, Arbana Osmani reagon për herë të parë
10 Janar, 08:02
-
VIDEO/ S’ka më aludime, Ledion Liço i zë vendin Arbana Osmanit! Do moderojë Big Brother
29 Dhjetor 2023, 23:00
-
FOTO/ Djali i Arbanës bën surprizën e papritur, e quan Eduartin baba
25 Dhjetor 2023, 09:32
-
Bora apo Arbana, eksperti rendit qytetet, kë duan më shumë shqiptarët?
18 Dhjetor 2023, 12:45