Rëndohet gjendja shëndetësore
e Dritëro Agollit,dedikimi prekës

Rëndohet gjendja shëndetësore<br />e Dritëro Agollit,dedikimi prekës
TIRANE-Rëndohet gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, për të cilin familjarët thonë se po lufton me vdekjen.

Vajza e tij Elona ka përditësuar ne Facebook me miqtë momentet e dhimbjes dhe përpjekjet e shkrimtarit për të bërë kurajo. “Po mendoj për një perspektivë pa frymë” i ka thënë se bijës” pak ditë më parë.

Duket se këto janë çaste te vështira për shkrimtarin ne luftën midis jetës dhe vdekjes. Ne statusin më të fundit në Facebook e bija Elona është shprehur se “babai im po lufton me errësirën”.

E telefonuar nga Report TV bashkëshortja e shkrimtarit Sadije Agolli pohon se gjendja e Dritëroit është shumë e rënduar.

“Është shume rëndë, te koka po i rrime”, pohon ajo.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe Dritëro Agolli ka marrë një dedikim të shkruar po aq bukur sa ai nga vajza e tij Elona.

Elona Agolli: Babushi im që ti në këtë orë lufton me errësirën
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Elona Agolli tregon për betejën e vështirë me të cilën po lufton i ati dhe pamundësinë për t'i qëndruar pranë.

Ajo i kërkon ndjesë shkrimtarit Dritëro Agolli pasi ndodhet në Londër së bashku me familjen, në një botë ku konsumohet e gëzohet, siç e quan Elona, e ndërsa në të njëjtën kohë babai i saj mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira.

Shkrimi i saj hapet duke i kërkuar një ndjesë dhe mbyllet duke i shprehur dashurinë e madhe që ajo ndjen për babanë, shkrimtarin Dritëro Agolli. 

Statusi i Plotë
“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e
bukur dhe shpresëdhënëse.
Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.
Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”

Shkrimtari për rreth një vit është shkëputur nga aktiviteti i tij publik për shkak të sëmundjes. Këtë vit në akademinë e shkencave është manifestuar edhe 85-vjetori i lindjes, ku shkrimtari e kishte te pamundur të vinte vet, por në një gjendje jo te mirë shëndetësore ai i dërgoi një mesazh falënderimi me video per akademikët dhe studiuesit.

Elona Agolli
(Dritero Agolli dhe e bija, Elona Agolli)

Redaksia Online
(d.b/B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot