Reperi Cllevio tregon grabitjet me Stresin: Morëm silenciator dhe grabitëm restorante! Është problematik, i prishe qejfin atij, ke shkel në mina (VIDEO)

TIRANË- Kleviol Ahmeti ose siç njihet me emrin e artit, Cllevio Serbiano, gjatë ditëve të fundit është bërë kryefjala e mediave pas sherrit të bujshëm me reperin Rigels Rajku (Noizy).

Cllevio njihet edhe si një shok shumë i ngushtë me Stresin. Para sherrit me Noizyn në një bisedë “live” në Instagram, me shokët Cllevio është “zbërthyer” dhe ka treguar të gjitha “bëmat” me mikun e tij, Stresin.

Cllevio tregon se ai dhe Arkimedi jetonin në një shtëpi të vogël në Brukel e cila ishte shtëpia e “mallit” dhe e armëve siç e konsideron ai. Cllevio ka treguar edhe grabitjen e një restoranti kur ishin 16-17 vjeç, teksa thotë se i kanë marrë armën me silenciator një personi tjetër në Berat që ishte shpallur në kërkim.

Cllevio dëgjohet të thotë se armën e mban gjithmonë vetë dhe nuk ja linte Stresit, pasi ai gjuante pa qenë e nevojshme. Ai thotë se Stresi është bërë këngëtar falë ndihmës së tij dhe ka qenë ai që e ka bërë “gangster”.

“I thashë unë po ku vete me këtë emër t’i. Po hë më tha mua ma gjej nji. Ishim në shtëpi unë, Mara dhe Arkimedia. Kemi pas një shtëpi të vogël në mes të Brukselit. Ishte shtëpia e mallit, e armëve, e mbaja unë. Qerosi jetonte në një shtëpi tjetër. Në ishim lluks aty, fuqishëm, kartela. I thash unë ty të të gjej një emër, ti i thash unë je stresuesi. Më pa njëherë dhe i thash të shkon se je stresus. Është stresus ai, të rrish me atë, as bukë nuk ha dot, bën sikur i ngel qejfi me ato skemat e veta, ta ndrron muhabetin 460 gradë, jo 360 gradë. Ashtu ka qenë problematik. Unë ja lashë “Stres”, por unë nuk e thërras asnjëherë “Stres”, unë e thërrisja Kedi. Kështu e thërrasin me përkëdheli të shtëpisë, o Kedi. Nga Kedi e kalova te “Lali” dhe “Lali” ka 15 vjet që i thërras. Atëhere nuk përdorej shumë kjo, s’kishte dalë as kënga “Të ka lali shpirt”.

Arkimedin e mora unë dhe filluam grabitjet, kemi bërë dhe grabitje restorantesh. E njihte Arkimedi atë grekun, kishte shumë lekë. I morëm silenciatorin një beratsi, ai ishte në kërkim 25 vjet. Ai tani me ne, unë, Arkimedi, Mara. Unë 17 vjeç, Mara 17 vjeç dhe Arkimedi 16 vjeç, ai 35 vjeç. E merrnim ne atë gjujts me vete. Ja merrja unë silenciatorin e futja në brez dhe hajde të mbahesha unë. E armën e kam mbajtur gjithmonë unë. Nuk i lej armë Arkimedit, se të gjuan ai, për të treguar që unë gjuaj, gjuan pa nevojë, jo të nevojshme se po na vijnë të na gjuajnë dhe t’i gjuajmë. Do të gjuajë vetë i pari Arkimedin e kam bërë unë këngëtar dhe gangster, edhe nuk më ka zhgënjyer, prandaj e dua se është aty gjithmonë. Është problematik, i prishe qejfin atij, ke shkel në mina” dëgjohet të thotë ai.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bosi: 19/06/2022 02:10

    O clevio, Pse I spiunove shoket në diviak, po në New York Pse te kane rrafur shpesh ty, mire ben qe del në televizor Nuk eshte gje e keq po si gango mos bej se je karkalec hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj