Repishti në Report Tv: Ja shërbimet e reja që janë shtuar në e-Albania! Shumë shpejt do shtohet dhe komanda zanore

TIRANË- Nevila Repishti, drejtoreshë e-Albania ka zbuluar në Report Tv shërbimet e reja që janë shtuar. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Repishti ka deklaruar se në total janë 1247 shërbime online, ku së fundmi është shtuar marrja e vërtetimit të pagës, apo edhe leja unike që merret nga shtetasit e huaj që duan të marrin leje qëndrimi ose leje pune.

“1247 shërbime online, shërbimet e fundit që janë shtuar është vërtetimi i pagës, ka lehtësuar dhe sektorin privat në uljen e informalitetit. Gjithashtu dhe verifikimet e deklarimeve në kohë reale për deklaratat doganore për mallrat dhe pagesat e ndërmarra nga bizneseve.

Është leja unike, për të gjithë shtetas e huaji që donin të pajiseshin me leje qëndrimi apo leje pune. Falë ndryshimeve ligjore, gamës i është shtuar edhe programet e formimit profesional nga Agjencia Kombëtare e Punësimit”, tha ajo për shërbimet e reja.

Ajo shtoi se shumë shpejt, përveç shërbimeve në pushtetin qendror do të shtohen edhe shërbimet e bashkive për të gjitha bizneset.

“Më pak kosto dhe më pak kohë. Që nga çelja e biznesit, aplikime për lehe dhe licenca, vërtetime tatimore, kryerja e pagesave, depozitimi i pasqyrave financiare, vërtetime përmbarimorë, por edhe shërbimi i taksave dhe tarifave vendore, nga njoftimi i detyrimit dhe ri në marrjen e vërtetit likujdimit të shlyerjes së detyrimeve të pushtetit vendor. Një risi tjetër është që përveç do të shotën dhe shërbimet e bashkive, që biznesi të mbyll tërësish ciklin”, tha Repishti.

Lajmi i mirë është se edhe në e Albania do të ketë një “Siri shqiptar”, pra do të ofrohet si mundësi komanda zanore.

“Do jetë dhe komanda zanore, vendosja e asistentin virtual dhe në E-Albania, si “Siri shqiptar”. Dhënia e ndihmës në këtë formë do lehtësohet dhe më formë procesi i marrjes së shërbimeve”, përfundoi Repishti në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja