Replika Blushi-Ahmetaj për të 
varfërit: Qeveria i ka tradhtua

Replika Blushi-Ahmetaj për të <br />varfërit: Qeveria i ka tradhtua
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka shprehur të gjitha rezervat e tij për buxhetin e vitit 2016, duke thënë se ky nuk është një buxhet zhvillimi por korrektimi. Blushi kritikoi dy vitet e para të qeverisjes së majtë duke thënë se nuk ka bërë aspak për t’u lehtësuar jetën të varfërve. Ai nënvizoi se qeveria e ka tradhtuar të varfrin dhe se mazhorancë nuk e di çfarë është varfëria.

“Unë besoj që në dy vjet qeverisje ne kemi arrit jo me qëllim por për hir të vërtetës ta pastrojmë Shqipërinë nga të varfrit. Po ua bëjmë të varfërve jetën më të vështirë. Është sot jeta e një të varfëri më e lirë në Shqipëri? A e ka më të lehtë të gjejnë një punë? A përfiton asistencë sociale? A i është rritur paga? A paguan më pak borxh që nuk e merr vetë por qeveria e merr në emër të tij? A është një i varfër sot i detyruar të shkojë në emigracion. Që është më shumë se 100 mijë persona në vit. A mund të gjej punë një i varfër nëse ai nuk është pjesë apo komisione për numërimin e votave të një partie? Jeta e një të varfëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo shumicë jonë i ka tradhtuar të varfrit, ndoshta jo me qëllim por me sukses. Më mirë i shkoj të vërtetës sesa partisë. Kjo qeveri nuk është modeste dhe kur nuk je modest e ke të vështirë të përfaqësosh të varfrit. Të gjitha qeveritë qe e nisën për të luftërat varfërinë e dinë që varfëria luftohet me modestinë. Këtu nuk u fol kundër varfërisë por u fol kundër atyre që thanë se varfëria është shtuar. Unë nuk jam opozitar. Nuk është problemi që i mungojë paratë, por dy gjëra më të vyera. E para janë idetë dhe e dyta modestia. Këto janë më të shtrenjta sesa paratë”, u shpreh Blushi.

Për të ilustruar se kjo qeveri nuk e njeh varfërinë, Blushi solli shembullin e ish-presidentit të Brazilit, i cili nga sindikalist u bë kreu i shtetit. Blushi tha se presidenti Lula formoi një qeveri me brazilianë të shkolluar jashtë vendit dhe për t’u treguar varfërinë u bëri ministrave një xhiro në periferitë më të varfra, ku gjysma e kabinetit nisi të qajë gjatë këtij udhëtimi.

“Imagjino kjo të ishte bërë në Shqipëri... unë mendoj se qeveria nuk e njeh varfërinë. A e njeh qeveria varfërinë? E di që përgjigja është gatshme: “Kështu e gjetëm”. Po pse me këtë do merremi ne. A e di çfarë mendon një i varfër kur sheh këtë parlament ku shumica nuk janë të varfër. Ata nuk dihen të përfaqësuar. Qeveria nuk e njeh dhe nuk e di se çfarë është varfëria realisht. Çfarë ka ndrydhur për dy vjet? Unë jam anëtar i kësaj shumice. A ka ndryshuar modeli ekonomik? Unë kam dëshirë të besoj se ka ndryshuar por e kam të vështirë ta vërtetoj se ka ndryshuar. Janë shtuar zërat që kjo shumicë ka brenda saj një pakicë që pengon reformat. Ky është justifikim jo argument”, deklaroi Blushi.

Deputeti bëri dhe një propozim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për matur sesa e ka kjo qeveri mbështetjen e të varfërve. Por, Blushi shtoi se kreu i qeverisë nuk e ka guximin për ta bërë një gjë të tillë. 

“Dikush thotë se kapitalizmi ynë, pra iniciativa jonë për të qeverisur më mirë, pengohet nga numrat në këtë parlament. Qeverisë i rrinë ngushtë numrat, megjithëse ato nuk e kanë penguar kurrë deri më sot të kryejë një reformë. Pra, duhet të shpëtojmë nga numrat që kemi dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndoshta, nuk do të ishte keq. Do t’u kishim dhënë një mundësi të varfërve të këtij vendi të na peshonin se sa vlejmë. Por unë u them atyre që e kanë këtë shpresë të mos e ushqejnë kot… Një njeri që nuk bën zgjedhje në parti, a mund të bëjë zgjedhje të parakohshme? Është qesharake të mendosh se do ta ketë këtë guxim”, tha Blushi.

Më tej Blushi foli dhe për koncesionet duke thënë se nuk është kundër tyre, por tha se duhet vendosur një kufi për të përcaktuar se kush nuk duhet të jepet me koncesion.

“Nuk jam kundër koncesioneve, por ajo që po ndodh sot në Shqipëri është ekzagjerim, tendenca e qeverisë për të lëshuar gjith}ka dhe çdo gjë. Koncesionet kanë dështuar nuk kanë ulur kostot, kanë shtuar korrupsionin. Kufi i koncesionit nuk duket sot në horizont. Qeveria ka detyrim të përcaktoje çfarë nuk jepet me koncesion. Një pjesë e shërbimeve nuk mund të jepen me koncesion. Ta japim ushtrinë me koncesion? Nuk e bëjmë dot. Ta japim shërbim diplomatik me koncesion. Nuk funksionon kjo, jo gjithçka jepet. Se në fund fare kush ia delegojmë ne pushtetin privatit?”, tha ai.

Në fund, Blushi theksoi se pavarësisht të gjithë kritikave ai do ta votojë buxhetin. “Ky buxhet që kemi sot për fat të keq është një akt rutinë kemi 15 vjet që e shohim është njësoj. Është po aq konfuz, po aq pa ide sa 10-15 që kanë kaluar në këtë parlament. Vetëm një gjë bën, kufizon borxhin dhe shpresoj ta bëjë. Por kjo do të thotë se ky nuk është një buxhet zhvillimi por korrektimi. Me gjithë këto që thash unë do ta votoj këtë buxhet”, tha ai.

Blushi citoi gazetarin e njohur italian, i cili ka shkruar dhe për Shqipërinë në kohë kur vendi ynë ishte i pushtuar nga Italia, i cili edhe kur ishte i lodhur duke votuar gjithnjë të djathtë, kur e pyetën që sërish do ta votosh të djathtën, ai u përgjigj po, por me hundën mbyllur. “Edhe un do ta votoj por duke mbyllur hundën”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend Blushi.

Debati Blushi-Ahmetaj

Pas fjalës së Blushit, reagoi ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke iu referuar statistikave ndërsa tha se pyetjet që ngre kolegu i grupit të tij parlamentar i bën një i majtë ekstrem ose romantik.

Ahmetaj: Është e vështirë të bësh debat me një nga tanët. Është e thjeshtë me opozitën sepse ajo nuk pranon të njohë realitetin. Por kjo është e justifikueshme, ndërsa me një mik është e vështirë. Ajo që vura re në fjalën tënde, me pyetjet që janë legjitime, mund të them se ato i bën një i majtë ekstrem ose romantik. Por mes romanticizmit ekonomik dhe ekonomisë reale ka statistika dhe unë nuk dëgjova asnjë statistikë.

Blushi: E shoh që kur flas u shkëlqejnë sytë juve...(i drejtohet deputetëve të opozitës). Si nuk pati një burrë nga ju të fliste kundër Saliut për 21 Janarin. Por të kishte vrarë ndonjëri, nuk do isha këtu do isha kundër. Mos u kënaqni që unë debatoj me miqtë e mi.
Çmimi i energjisë në Shqipëri është rritur. I mblodhën paratë atyre që nuk kanë paguar. Kur paguante gjysma çmimi ishte më i ulët, kur paguan të gjithë çmimi i u rrit. Unë nuk besoj që një reformë ka efekt rritje.
Klasa e mesme është klasa më e diskriminuar në mënyrë të pamerituar. Unë nuk e pranoj këtë se kam bëtë fushatë për taksë progresive. Në themel unë e rrëzoj këtë model sepse nuk kam ardhur në pushtet për këtë.
Ti e quajte romantike, ky pesimizëm ka nevojë për romancë. Unë e kam përmbushur mision tim unë nuk administroj por u jap njerëzve shpresë.

Paloka: Nuk na shkëlqejnë sytë kur flet Blushi se kemi dy vjet që i themi këto gjëra. Që është ftilluar Blushi shumë mirë për ju.

Ahmetaj: Ben nuk ishte debat akademik, iu referova statistikave reale. Një korporatë një ndërmarrje tatohet 15% dhe është niveli i parë i taksimit. Personi që është administrator dhe merr mbi 1 milionë lekë tatohet 23% ndërsa aksionari tatohet 15%, pra 15+15 bëhen 30%. Ato që the për varfërinë nuk është se transmetojnë optimizëm. Por që ekonomia është një drejtimi ne duhur këto shifra e tregojnë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat