Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit

Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit

Projektligji i hedhur për diskutim dhe pamje nga një vend mbetjesh

Qeveria i hap rrugë importit të disa mbetjeve jo të rrezikshme dhe që janë burim alternativ që do përdoren nga industri të caktuara në vend. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik draftin, për të cilin “Shqiptarja.com” raportoi ekskluzivisht në muajin Maj të këtij viti.

Kërkesa për këto ndryshime ishte bërë vite më parë nga vetë kompanitë industriale, teksa pas konsultimeve është vendosur që të hartohet një listë.

Parashikohet të lejohet importi i disa kategorish mbetjesh të konsideruara jo të rrezikshme. Lista e mbetjeve propozohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe do të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas konsultimeve publike.

Në Nenin 73 parashikohet zëri “Importi i Mbetjeve” me dy pika, ku theksohet se është i ndaluar dhe më poshtë detajohet se “lejohen të importohen vetëm disa kategori të caktuara”. Për listën e drejta është e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, si dhe “caktohen rregullat që duhen zbatuar”.

Në Nenin 74 përshkruhet edhe rregulli për “kalimin e mbetjeve jo të rrezikshme si tranzit”.

Lejimin e importit të mbetjeve “Report Tv”, e ka trajtuar ekskluzivisht në muajin Maj, asi kohe nisën diskutimet me industrinë prodhuese për t'i hapur rrugë mbetjeve jo të rrezikshme, që do mund të përdoren si lëndë djegëse nga industria.

Me këtë projektligj të ri shfuqizohet plotësisht ligji i vitit 2011, ku importi i mbetjeve ishte i lejuar vetëm për inerte.

Kategoritë e mbetjeve që pritet të lejohet të importohen, do të jenë pjesë e Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të rrezikshme, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. 

Neni 73 Importi i mbetjeve

1. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohet:

-importi i mbetjeve të rrezikshme;

-tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme;

2. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë.

3. Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni.

 

Një pjesë nga projektligji i hedhur për diskutim

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligji i hedhur për diskutim

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plera: 21/08/2024 11:02

    Be spo dime ku te cojme ato qe na ktheu mbrapsht Tajlanda, jo me te importojme!

    Përgjigju
  • abc: 21/08/2024 09:59

    Si duhani ne 90-ten. Thjesht radioactiv,por jo i rrezikshem.

    Përgjigju
  • visi: 21/08/2024 09:31

    Këtu nuk kontrollohen ato që hamë e jo kontrollohen plerat,mblidhni plera o plera .

    Përgjigju
  • Thailand: 20/08/2024 23:47

    Po vijne nga tajlanda! Prap votoni veshgjatin ! Ehaaa

    Përgjigju
  • Zakarel: 20/08/2024 23:19

    Si u nis anija me urdher te kujt

    Përgjigju
  • Turi: 20/08/2024 22:43

    O njerez duhet te ngrihemi te gjithe bashke kunder sjelljes se mbeturinave sepse vendi jone do te shkaterrohet totalisht , ne nuk jemi ne gjendje te menaxhojme mbeturinat tona dhe jo te sjellin nga jashte , ketu do te sjellin vetem ato mbeturina qe jane toksike sepse nese jane te parrezikeshme perse ato vendet nuk i sistemojne vete atje ku i kane por nuk eshte e vertete sepse do na helmojne vendin me mbetje industriale toksike

    Përgjigju
    • Dytë: 21/08/2024 08:39

      Mbeturinat tona janë që Tajlanda nuk i pranoj o Turi.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?