ReportTv sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të sipërfaqes së tokës në këtë zonë ku siç dhe shihni më parë e gjithë sipërfaqja ka qenë e mbuluar me shkurre e ferra dhe tokë e papunuar siç janë parcelat afër saj.
Zbulimi i pistës së improvizuar për uljen e avionëve në gryk derdhjen e lumit Ishëm në fshatin Gotull ka vënë në lëvizje prokurorinë për të hetuar se si u krijua kjo pistë dhe kur?
Ajo çka kuptohet nga pamjet aktuale krahasuar me pamjet e një dite më parë është se kjo pistë nuk u bë për 3 ditë apo për 1 javë pasi dhe sipërfaqja e saj është afro 1.5 km çka do kohë për tu sjell në gjendjen që ndodhet.
Kush i preu shkurret e ferrat në këtë zonë, me çfarë u punua, prej sa kohësh dhe kush qëndron pas improvizimit të kësaj piste?
ReportTv ka shkuar dhe këtë të premte në Ishëm ku siç shihni nga pamjet zona në të cilën ka rënë avioni Piper konsiderohet skenë krimi dhe ruhet nga policia.
Avioni qëndron i mbyllur si provë material ndërsa banorët të cilët kanë dijeni për lëvizjet e kryera në zonë dhe përgatitjet e pistës së improvizuar refuzojnë të flasin para mikrofonit.
Sipas dëshmive të tyre Pista është punuar me zetor e frezë për më shumë se dy muaj ndërsa sipërfaqja e tokës në të cilën ishte improvizuar pista ishte marrë me qira nga një persona nga Peza e Tiranës prej Janarit 2016.
Piloti italian Guido Andrea Guidi ka thënë për hetuesit shqiptarë disa emra mes tyre shtetas italian e shtetas shqiptarë ndërsa prokuroria e cila heton prej 12 orë këtë ngjarje po përgatit urdhër arrestet e para.
Vetë Guidi është nën akuzë për shkelje të rregullave të fluturimit ajrorë ndërsa burime për ReportTv bëjnë me dije se atij i është ndaluar dalja nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve si dhe është kërkuar që ai të mbahet nën mbrojtjen e policisë.
Gudio ka folur dhe këtë të premte teksa pas disa emrave shtetas italian e shqiptarë të cilët e kishin porositur e kontraktuar për të kryer testin e pistës e më pas trafikun e drogës ai ka deklaruar se pagesë për çdo rrugë droge do të ishte 20 mijë euro.
Me një letër porosi urgjente hetuesit e krimeve të rënda i kanë kërkuar palës italiane informacion mbi emrat e shtetasve italian të përmendur nga Guido dhe të gjitha të dhënat apo të shkuarën me precedent që këta shtetas kanë dhe lidhjet me Shqipërinë.

(Pista para dhe pasi të përshtatej për uljen e avionëve)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO