REPORT TV në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi terrorist në Iran (VIDEO)

Kamera e ReportTv është futur në ambientet e brendshme të kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Të njohur si anëtarët e MEK opozita iraniane këtë kamp e ka quajtur Ahraf 3 dhe pse Ahraf është një emërtim irakian.

Për mikrofonin e ReportTv ata shprehen se në Shqipëri ndihen të sigurt, ndërsa në pjesën e jashtme të kampit është vendosur një patrullë e forcave speciale dhe agjent të anti-terrorit. Këshilltari ligjor i kampit Bezar Safari ndalur tek situata e tensionuar SHBA-Iran dhe tek etiketimi i Shqipërisë nga lideri i Iranit si një vend djallëzor, thotë se Irani këdo që mbron dhe lufton për demokraci e konsideron armik.

"Është një situatë e tensionuar, e kemi ndjekur dhe shpresojmë që të bjerë regjimi. Ata njihen si babai i terrorizimit në botë. Ne nuk jemi terroristë, por luftojmë për demokracinë. Kushdo që kërkon lirinë ata e quajnë terrorist, edhe ju" tha ai.

Masat e sigurisë janë shtuar në këtë kamp pas vrasjes së shefit të forcave iraniane QUDS, Qasem Solemani, ndërsa këto masa aplikohen strikte për vizitorët qofshin dhe anëtarë të medias ndaj të cilës anëtarët janë mjaft të rezervuar dhe lejojnë pak filmime. Çdo automjet kontrollohet në hyrje dale të kampit ndërsa vec forcave speciale, policisë private, kamerave të sigurisë edhe anëtarët e MEK qëndrojnë si në pjesën e jashtme të kampit ashtu edhe brenda tij.

Në brendësi të kampit pasi kalohet kordoni i sigurisë përballesh me harkun e demokracisë që sipas anëtarëve të MEK përfaqëson një kohën e një shekulli më parë kur në Iran ishin qytetarët ata që zgjidhnin parlamentin në mënyrë demokratike.

Por si ndihen ata në Shqipëri? Safari thotë se janë falenderues qeverisë shqiptare dhe policisë e cila i ka strehuar dhe tetorin e shkuar parandaloi një sulm ndaj tyre.

"Këtu brenda kampit jemi të sigurt, por do të duhet siguri edhe jashtë tij. Janë shumë anëtarë të MEK që jetojnë këtu, ka doktorë, mjekë, po edhe njerëz që po shkruajnë historinë për të shkuarën dhe përballjen me regjimin. Këtu kemi një jetë normale, falenderojmë Shqipërinë që ka dëbuar ambasadorin e Iranit që ishte përfshirë në aktivitete terroriste" tha ai.

Mbi 3500 anëtarë të opozitës iraniane MEK janë strehuar në Shqipëri jo vetëm në kampin e Manzës por edhe në Golem, Durrës e Kavajë pas një marrëveshje të ish qeverisë Berisha me OKB dhe SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 09/01/2020 12:13

    JENI TE SIGURT JU. PO SJEMIN TE SIGURT NE QE JEMI NE VENDIN TON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë