Dokumenti i heqjes se licences
Report Tv publikon dokumentin ku me kërkesë të policisë së shtetit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në datë 13 shkurt 2020 i hoqi licencën e furnizimit të anijeve të peshkimit në portin e Durrësit, Lulzim Berishës, por pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar punën përmes kërcënimeve thotë, OFL-ja, që i sekuestroi naftën. Vendimi është marrë 9 ditë, pasi OFL-ja në shkurt i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë Lul Berishës.
Kompania “Rajan 2007”, ka pasur tre licenca kuperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Megjithëse Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit, i është revokuar licenca për transportimin e naftës në drejtim të anijeve në port, ata kanë vepruar dhe kanë vijuar punën me licencat e dy kamionëve. Materiali i ka kaluar nga OFL-ja prokurorisë së Posaçme SPAK, por mësohet se kjo prokurori sot, ia ka kaluar për hetime të mëtejshme këtë çështje prokurorisë së Durrësit.
Kjo pasi Enkelejda Shoshi dhe Luljeta Berisha, motra e Lulzim, nuk janë subjekte të ligjit të OFL-së. Ndërsa pozicioni i Lulzim Berishës për çështjen e kompanisë “Rajan 2007” sipas burimeve të prokurorisë është zgjidhur njëherë me vendimin e Gjykatës së Posaçme në muajin shkurt 2020, e cila pasi ka shqyrtuar pozicionin e Lulzim Berishës në këtë kompani ka vendosur të mos verë asnjë masë sekuestro mbi aksionet dhe kapitalin e kësaj firme nafte, pasi sipas vendimit të gjykatës është një pasur që ka lindur pas periudhës së burgut. Ndaj dhe gjykata nuk mori asnjë masë bllokimi për këtë pasuri, por vendosi të verë nën sekuestro makinën e blinduar tip BMW të Lulzim Berishës. Shqiptarja.com zbuloi në gusht të vitit të kaluar se Lulzim Berisha është pronari kryesor i kompanisë së naftës “Rajan 2007”, ndërsa hija e tij shfaqej dhe tek një polici private “One-Security” (Lexo ketu artikullin e plotë).
Lajmi kryesor:
OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ku janë kufijtë mes krimit të organizuar dhe disa politikanëve të organizuar Z. Dumani?
15 Mars, 12:21
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41
-
Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së
20 Korrik 2022, 13:43
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor 2022, 12:36
-
Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…
16 Qershor 2022, 14:35
-
1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit
6 Qershor 2022, 15:18
-
Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin
2 Qershor 2022, 11:05
-
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove
30 Maj 2022, 11:05