Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit/ Report Tv siguron videon e parakalimit fatal të 'Citroenit' para se të përplasej me kamionin

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron videon para se të ndodhë aksidenti tragjik i ditës së djeshme, në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip "Citroen" me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtus Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Siç shihet dhe nga videoja, mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjejes Avdiaj nga Kosova, konkretisht Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç e  Medina Avdiaj, 5 vjeçe.

11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty. E plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është në spital.

Lajmerimi per varrimin e familjes Avdiaj dhe nipit të tyre 

 

Edhe eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini në një intervistë për Report Tv tha se drejtuesi i mjetit “Citroen”, nuk ka llogaritur mirë hapësirën për parakalim. Ndërkaq  report Tv ka zbardhur dëshminë e shoferit të kamionit tip MAN me targë 04-406-HB, Isa Shala. Përpara uniformave blu, ai ka rrëfyer se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte nga Prishtina i ka ardhur përballë me një shpejtësi në mënyrë të befasishme duke sjellë edhe përplasjen e fuqishme.

Familja që u shua ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord nëse Shqipëria përdor edhe vaksinat ruse e kineze përveç vaksinave perëndimore?

Komento

Komente

  • Deitan: 16/01/2021 04:56

    Sic ndodh ne shqiperi ti futesh ne parakalim Dhe dikush i jep gaz e ste le te kalosh se i ulet hunda

    Përgjigju
    • ddruk: 16/01/2021 23:49

      shume e vertete ai shoferi duhet te ulte pak shpejtesine edhe te hapte pak krahun se ai e pa qe ai po parakalonte edhe po vinte kamioni nga krahu tjeter, ai drejtuesi i mjetit po ecte me te njejten shpejtesi si ai qe po parakalonte normal KUKSIAN mo

    • Biku: 16/01/2021 10:41

      Nuk është e detyrueshme te parakalosh o shok.Nese nuk eshte mundesia mbaj korsin tende.Beni si pilota e sdini rregullad baze te qarkullimit.Per nje sekond durim ku rika mori me qaf familjen



×

Lajmi i fundit

John

Aksident në superstradën Fushë Krujë-Milot, njëri shofer përfundon në gjendje të rëndë te Trauma