Report Tv zbulon detaje nga Kuvendi i PD nesër/ Ja kritikët e Bashës që do flasin
Të dielën demokratët do të jenë në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të miratuar draft-statutin e ri, i cili u shprërnda mbrëmjen e së enjtes.
Pas debateve në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, këtë të diel kryedemokrati Lulzim Basha mbledh organin më të lartë partiak, Kuvendin Kombëtar për të vulosur përfundimisht ndryshimet në statut. Report Televizion ka zbardhur axhendën e kësaj mbledhjeje të rëndësishme të demokratëve. Kuvendi Kombëtar i PD nis në orën 10:00 dhe është ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë i është dedikuar fjalimeve, ndërsa pjesa e dytë do të jetë debati mbi dokumentin me parashikimet statutore dhe votimi final i ndryshimeve. Burime të Report TV kanë bërë të ditur se në mbledhjen e organit më të lartë të PD do të risillet edhe një herë çështja e protestës së kuksianëve, zhvilluar gati një muaj më parë.
Tashmë jo në formë proteste por me një fjalim të një përfaqësuesi. Gjithashtu, axhenda parashikon nga një fjalë të një përfaqësuesi nga shtresa e të persekutuarve, një nga të përjashtuarit nga skema e ndihmës ekonomike dhe një fjalë nga një anëtar i vjetër i PD. Mbyllja pa surprizë i rezervohet kryedemokratit Lulzim Basha.
Ndërkaq, statuti aktual i Partisë Demokratike nuk parashikon pjesëmarrjen e ish-deputetëve apo figurave të vjetra të Partisë Demokratike. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se, në PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe rivali i Lulzim Basha për kreun e PD vitin e kaluar, Eduard Selami. Selami dhe Evdin Kulluri do të flasin në Kuvendin e PD.
Indiferentë ndaj ftesës ka qenë Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Majlinda Bregu, të cilët nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, këtë të diel. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i Partisë Demokratike. Në mbledhjen e kësaj të diele ky organ do të miratojë në formë finale ndryshimet statutore. Anëtarët Edvin Kulluri, Edith Harxhi dhe Gent Malko e kanë shprehur se sërish do të ripropozojnë draftet e tyre që e kanë vendosur fokusin tek caktimi i rregullave për dorëheqjen dhe shkarkimin e kryetarit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
Lul shal ngjitmi se lëshon pd se e ka minjed ari . Ai këtë parti e mori nga kryekrimineli salhe e ky shal ngjitmi vazhdon lojën e tij . E kta të tjerët që lefin kundra lul shal ngjitmit skan shanc . Se për salheun kta s'thon asnjë fjal dhe e din shum mir që mbrapa shal ngjitmit është salheu .
PërgjigjuMos shkoni fare, sepse rrokullisja do vazhdoi deri në fund. Kjo parti nuk do t`a marrë vehten kurrë deri sa t`i kthehen anëtarët si Topalli, pregu, Selami e Besnik Mustafaj. Me Lulin vështirë do ta keni për të ecur përpara.
PërgjigjuPo çfar te flisni. Ai duhet zhdukur per 24 ore. E boni PD-ne bordello, klub me drita te kuqe, si rruga ne Amsterdam te Hollandes.
Përgjigju