REP-POP/ Kanë performuar me barkun e rrumbullakosur ne skenë, gra në Hollywood që i kanë falur vetes një kujtim të paharruar

Thonë se për një grua periudha më e bukur në jetën e saj është ajo e shtatzënisë. Por të jesh grua, do të thotë jesh shumë gjëra!

Një mami, një bashkëshorte dhe një profesioniste e mirë. Shumë nga gratë e Hollywoodit, kanë rastisur gjatë një pune të rëndësishme të jenë shtatzëna. Shumë prej këngëtareve kanë performuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa disa prej aktoreve kanë qenë protagoniste të filmave dhe i është dashur ta fshehin atë.

Më poshtë do të ndjekim disa prej grave që kanë performuar ndërkohë që ishin shtatzëna.

E para në listën tonë është reperja Cardi B. Me performancën e këngës “Be Careful” e veshur me një fustan të bardhë, ajo zbuloi për publikun se po priste fëmijën e saj të parë në 2018.

Duket se Cardit i pëlqen të përfromojë ndërkohë që është shtatzënë, pasi edhe në vitin 2021 në pritje të fëmijës së dyte i ka dhuruar publikut momente të veçanta.

Aktorja Penelope Cruz, teksa po xhironte për filmin “Piratët e Karaibeve” zbuloi se ishte shtatzënë. E ndërsa barku po rritej, për nevojat e rolit, regjisorët bën të pamundurën që askush mos të vinte re këtë ndryshim.

Për skenat të cilat Penelope nuk mund të realizonte për shkak të gjendjes së saj, ishte motra asaj qe ngjajnë si dy pika ujë ajo që e zëvendësonte dhe askush nuk e vuri re. 

Gal Gadot në filmi “Wonder Woman” ishte plot 5-muajshe shtatzënë dhe mund të themi se edhe bebi në barkun e saj ka qenë po aq protagonist sa ajo.

“Nga afër dukesha si një Wonder Woman e vërtet, por sapo kamera largohej unë ngjaja shumë qesharake”, ka thënë Gadot në një intervistë.

Ishin përpjekjet maksimale të stafit për të fshehur barkun e saj, i cili me kalimin e kohës vetëm rritej, megjithatë në asnjë moment aktores nuk i shkoi në mendje të linte projektin që kishte nisur.

Këngëtarja Ciara, vetëm disa javë përpara se të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë, ka publikuar këngën “Rooted”, në videoclipin e së cilës është paraqitur me barkun e rrumbullakosur, djalin dhe vajzën e saj të vogël.  Ajo kërcen dhe performon po me të njëjtën energji edhe kur është shtatzënë.

Sigurisht që të performosh në këtë mënyrë gjatë shtatzënisë nuk është aspak e lehtë, por Beyonce, mbretëresha e pop-it modern siç konsiderohet mund të bëjë gjithçka! Kur ishte në pritje të binjakëve të saj, e veshur me një fustan ngjyrë floriri ajo ka dhënë një performancë spektakolare për fansat.

Beyonce lajmëroi edhe ardhjen e fëmijës së saj të parë në vitin 2011 pas këngës “Love on Top”.

Këto ishin disa prej grave që edhe gjatë periudhës së shtatzënisë kanë performuar dhe kanë qëndruar në krye të detyrës deri në momentin e fundit, të bukura dhe sharmante.  Unë jam grua. Cila është superfuqia jote?!

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni