REP-POP/ ‘Për një çast më ndali zemra’ dhe ‘Të dua’ nga G-Bani dhe Crazy Girl, duetet më të bukura muzikore ndër vite

Kimia është kryesore kur bëhet fjalë për dy, ashtu edhe në muzikë. Për një duet që do të mbetet gjatë në histori dhe koha nuk do t’i marrë vlerat duhet të mbizotëroi kimia!

Më poshtë do dëgjojmë dhe kujtojmë disa prej dueteve më të suksesshme që në  vetvete përveç muzikës së mirë përcjellin edhe një mesazh të fortë.

"Për një çast më ndali zemra" është një këngë e cila flet për mallin përvëlues që kanë dy të dashuruar kur janë larg njeri-tjetrit.

E interpretuar nga Rovena Dilo dhe Pirro Çako në edicionin e tretë të Këngës Magjike një vitin 2001, dy këngëtarët arritën të fitonin zemrat e publikuar dhe të rrëmbenin çmimin e parë.

Me siguri as ju nuk keni harruar duon e G-Banit dhe Crazy Girl me këngën “Të dua”, e cila ka mbetur një hit për publikun shqiptar edhe sot.

Ata janë ritakuar në një bashkëpunim muzikor në vitin 2017 por asgjë nuk mund t’ia kaloi suksesit të këngës “ Të dua”.

E ndërtuar mbi figurat letrare si metafora dhe krahasimi, kënga “Ende ka shpresë” të mbush shpirtin me pozitivitet.

Kënga është realizuar në vitin 2010 në festivalin e 49-të të RTSH, ndërsa vlen të theksohet se kjo nuk ishte kënga e parë me çiftit, pasi ata kanë kënduar “Let me die with you”, një sukses i vitit 2008.

Dueti i njohur mes reperit Mc Kresha dhe Elvana Gjata “1990” është një këngë ritmike e realizuar në vitin 2014 që dëgjohet edhe sot në çdo club nga të rinjtë.

* “Bukuria gjendet brenda jush”, kjo është edhe motoja e këngës “Beautiful” kënduar nga Flor Mumajesi dhe Ledri Vula, duoja që shpërndau dashuri edhe me videoclipin e veçantë.

Në listën tonë nuk mund të mungonte një nga bashkëpunimet e 2021!

“Mi Amor” e kënduar nga Dhurata Dora ishte padiskutim një prej hiteve më të suksesshme të kësaj vere.

Dueti erdhi fuqishëm për herë të parë me një bashkëpunim që i bëri të gjithë të kërcejnë.

Më sipër dëgjuam disa prej dueteve më të bukura dhe të paharrueshme që janë pjesë e historisë së muzikës shqiptare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jak Perlala: 25/10/2021 21:58

    DUHET ZBATUAR,SE ASHT BA ERASHKËVPARTISH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,