Nuk shquhem si një vajzë shumë e kujdesshme. Në rrëmujën e herëpashershme në mendjen dhe ditën time, shpesh, nuk kujtohem për njerëz apo për ngjarje. E duke më akuzuar edhe ju që më lexoni, po ju them që harroj edhe ditëlindjet e familjarëve të mi më të afërt. Do të thoni se kjo nuk është një çështje e juaja, por e them këtë lidhur me ngjarjen që do t’ju rrëfej këtu më poshtë.
Dje në mesditë në sekretarinë e shqiptarja.com u paraqit një zonjë. Ishte Liri Beqaj, gruaja e profesorit të nderuar Hamit Beqaj. Më kishte lënë librin e tij “Gjurmë jete”, (shënime autobiografike), libri më i fundit i profesorit. Asnjë shënim tjetër mbi të, në sensin, të shkruaja diçka për librin, apo të botoja paragrafë të tij.
Hapa librin e c’të shoh.
Profesor Hamit Beqja, në kohën kur ishte gjallë, kishte shkruar një dedikim, goxha të gjatë, për Anilën. Dedikimi ishte shkruar në dy faqe të librit, sigurisht në faqet e para të tij. Teksti i shkruar, sigurisht më përfshiu në një dallgë ndryshe kujtimesh kafesh mëngjezi me profesorin. Por ajo që më bëri përshtypje, ishte data: Autografi mbante datën 14 qershor 2007!!!!
Sigurisht, bashkëshortja e profesorit, ka dashur të vërë pak rregull në bibliotekën e tij. Unë imagjinoj se duke hequr nga raftet librat disi të pluhurosur, dhe jo vetëm të tijat, por shumë autorëve të tjerë, i ka parë një nga një: sic mund të shohë e përmalluar një bashkëshorte veprën e burrit të saj, kështu ka parë edhe “Gjurmët e Jetës”.
Zonjën Liri nuk e takova, po ma merr mendja, se duke parë këtë libër të të shoqit në raft, e ka hapur në faqen e parë. Dhe ka parë shënimin e tij në faqen e parë të librit:
Anila Bashës, 1)për miqësinë dhe bashkëpunimet e frytshme të vjetra....Eh profesor, tani ti nuk je më në këtë botë që ekzistojmë ne të gjallët dhe në mos zihemi me njëri tjetrin, zihemi me veten. M’u kujtuan menjëherë këto bashkëpunime të frytshme.
M’u kujtuan kohërat e vjetra, kur punoja së bashku me Land Qafokun në gazetën “Koha Jonë” dhe ne të dy, meqenëse redaksinë e kishim afër me shtëpinë ku banonte profesori, shkonim së bashku në mëngjes për një kafe. Profesor Hamiti, me një bastun në dorë, o na priste në kafe, o në hyrjen e pallatit të tij, si një ritual i përditshëm dhe i zakonshëm.
E kur rrufisnim kafenë e mëngjesit flisnim për lloj lloj gjërash: nga muhabeti, filozofia, dashuritë e dashuriçkat siç i kishte qef ai, e deri tek personaliteti i njerëzve. E pranova që në krye të herës, se pavarësisht dashurisë për të dëgjuar histori, kisha shumë punë për të bërë me lajmet e ditës.
Landi, sikurse edhe sot, ishte më i apasionuar drejt këtyre ngjarjeve dhe gjërave, dhe më vjen shumë mirë se këtë zakon të tij e vazhdon edhe sot me dokumentarët e punën studimore. Unë, më shkatarraqe se Landi. Ca gjëra i dëgjoja, e ca mi thoshte Landi më vonë.
Sic duket profesori, si njohës i mirë i mendjes së njeriut, e kishte vënë re këtë karakter timin:
2) Për atë që ke ngelur ajo që ke qenë – aktive, e shkathët, kërkuese e të vërtetës, antikonformiste, hazërxhevap, e gatshme për të ndihmuar njerëz, edhe profesor Hamit Beqjan. Mbi të gjitha që orientohesh drejtë edhe në këto kohëra të turbullta, gjithmonë me një platformë realiste....
Aaaaa profesor, po ta dije, dje pasdite pasi pashë librin me këtë dedikim, mora direkt Ilirin, djalin tuaj në telefon. Ia thashë në një kafe të shpejtë duke pirë se ç’kishte ndodhur. E pashë se u përlot, por një më një, po mi lexonte fjalët me shkrimin tuaj, “parkinsonik” siç e shkruan edhe tek teksti i dedikimit që më ke vendosur.
Dhe të isha me gjithë këto epitete që më ke shkruar në libër, ndoshta nuk do të më duhej fare Iliri për të më përkthyer atë që më kishe shkruar. Sigurisht, kam lexuar shumë tekste përpara këtij, por më së shumti, ato analizat e gjata që botonim në Koha Jonë e kur ti kërkonim me ngulm.
Dedikimi juaj profesor vazhdon gjatë, dhe kur Iliri e pa dje, ma tha, se ishte një ndër dedikimet më të gjata që ai kishte parë në rreth 40 librat që ka botuar në jetën e vet.
Unë e kuptoj pse e keni bërë profesor, ashtu sikurse kuptoj se kam bërë një gabim shumë të rëndë, dhe për këtë kujtohemi kur ju nuk jeni më mes nesh.
E them shpesh me vete dhe për njerëzit e mi: ti respektojmë e ti duam më të vjetrit, ata kurrë nuk do të rrojnë sa ne. Por, “Gjurmët e Jetës” që mbërriti dje në tryezën time të punës me tronditi. Jo se nuk e kam lexuar autobiografinë tuaj, që ju shumë bukur në analizë më shkruani se është bija e librit tuaj më të hershëm “Edhe engjëlli edhe djalli, janë brenda te i gjalli”, që sipas asaj që më shkruat është nëna e “Gjurmë Jete”.
Unë kam një autokritikë, se ndoshta, në raftin tuaj, dhe në ditët tuaja, ashtu sikurse kemi pirë për mëngjese me radhë kafenë e mëngjesit, duke e shkruar këtë dedikim për mua në 14 qershor 2007, ju ndoshta do të keni pritur mëngjese e mëngjese që unë të vija e ta pinim sërish kafenë. E unë kurrë nuk kam ardhur. E ju në gjallje, kurrë nuk arritët të më jepnit këtë libër.
Një homazh për ju i nderuar profesor, dhe gjithë të dashurit tuaj. Ju u ndatë nga jeta gati dy vite më parë. Por me këtë libër, që sot mbërriti në tryezën time të punës, më mësuat që ti fitoj ato epitete që keni shkruar në dedikimin tuaj. Që ndoshta nuk i meritoj. Por që keni një meritë të madhe të reflektoj për në vazhdim.
E meqenëse jam mësuar me autokritika kohët e fundit (kur themi ne shqiptarët sa të rrosh, do mësosh) dua që një mesazh të përcjell nëpërmjet këtij rekuiemi: mos mendoni në këtë botë se do të jeni të plotësuar. Duhet të mendojmë të heqim mënjanë mëritë, të rrisim besimin tek njerëzit, më pak autoritarë dhe më të drejtë karshi njëri tjetrit.
Nuk do tia dalim dot duke urryer, duke përçmuar, anashkaluar e zhvleftësuar këdo për të cilin besojmë se nuk mendon si ne; duhet të kujdesemi të jemi vetvetja, edhe pse rrugës, hasim pengesa që i mendojmë se janë bërë enkas për ne.
“Gjurmë Jete” e kam lexuar kohë më parë. Është një nga librat që e tregon më së miri këtë histori. Lexojeni dhe ju, dhe faleminderit profesor, që aty ku jeni, se më treguat sesi mund të “hyjë në binarë”.

(Në Foto faksimile e dedikimet për librin “Gjurmë jete” me autor të profesor Hamit Beqja)
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com