DURRËS- Kanë mjaftuar 30 minuta shi për të shkaktuar situatë kaotike në disa prej akseve të njohura për përmbytje në qytetin e Durrësit.

Vetëm pak minuta më parë shira të vrullshëm mbushën rrugët e qytetit të Durrësit me ujë duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.

Ndër akset kryesore të bllokuara janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit.

Situata është duke u normalizuar dhe ujërat po tërhiqen nga kolektorët e vendosur në punë për të zhbllokuar akset problematike.

Ndërkaq përmbytje ka pasur edhe në rrugët kryesore të qytetit të Laçit. Po ashtu edhe Lushnja është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Reshjet e shiut/ Përmbyten disa akse rrugore në Laç, përroi që përshkon qendrën del nga shtrati

 

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut kka bërë që rrugët kryesore të qytetit të Laçit të përmbyten këtë pasdite. Ndërkaq edhe përroi që përshkon qendrën e qytetit doli nga shtrati, por pa shkaktuar dëme në biznese apo banesa.