Reshje të dendura shiu, probleme
me përmbytjet në disa qytete 

Reshje të dendura shiu, probleme<br />me përmbytjet në disa qytete 
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar dhe po bien me intensitet të lartë në të gjithë vendin, kanë shkaktuar jo pak probleme me përmbytjet në disa qytete.
 
Sipas të dhënave, problemet më të mëdha janë konstatuar në Durrës, Fier, Berat, Lezhë, Vlorë e Kukës, ku shumë rrugë janë bërë vështirësisht të qarkullueshme e ku në disa akse rrugore kanë rrëshqitur masive dherash e gurësh në trasetë e rrugëve.
 
Kjo situatë ka bërë që ekspertët e emergjencave të dalin në terren, për të parandaluar përmbytje masive apo edhe zënie rrugësh.
 
Berat
Shiu i rënë në rrugët e qytetit të Beratit kanë mbushur me ujë gjithë akset rrugore kryesore e dytësore. Prezenca e ujit ka mbërritur deri në trotuare, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve nga një anë rruge në tjetrën. Rruga kryesore nga sheshi Axhensia deri tek stadium i vjetër është mbushur nga uji, ndërkohë që pusetat në anë të rrugës e kanë pasur të pamundur përcelljen e sasisë së madhe të ujit. Po kështu rruga nga Kthesës e Gjykatës deri në dalje të lagjes “30 Vjetori” është nën ujë.  Me vështirësi kanë qarkulluar dhe mjetet në rrugë si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit. Kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat ndonëse zgjasin fare pak lënë nga pas përmbytje të mëdha.  

Fier
Në Fier ka rënë një shi me intensitet të madh i shoqëruar edhe  me breshër. Breshëri ka rënë për rreth pesë minuta duke mbushur asfaltin me një shtresë të bardhë.
Si pasojë e reshjeve janë përmbytur rrugët e qytet si rezultat i mos tërheqjes  së shimbledhësve. Në disa vende kishte edhe bllokim të rrugëve ku mjetet lëviznin më ngadalë.
Nga shtabi i emergjencës  nuk ka nuk njoftime për dëme në tokat bujqësore me përjashtim të zonës së Mbrostar-it.
 
Kukës
Në rrugën që lidh Hasin me Tropojën edhe sot janë shfaqur rrëshqitje të dherave e gurëve të cilat kanë sjellë bllokim të njërit sens të rrugës, për automjetet që shkojnë në drejtim të Tropojës apo që vijnë për në Has.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën