Ulja e temperaturave ka bërë që në shumë qarqe të vendit të ketë edhe reshje dëbore. Qarkun i Kukësit aktualisht vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët në zonat malore. Në zonën e Llogarasë për disa orë është bllokuar qarkullimi. Ndërsa në Dibër disa fshatra në Lurë janë të bllokuar.

“Reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e së hënës kanë vijuar për gjatë gjithë natës, ndërkohë që në orët e vona të natës u pezullua qarkullimi në aksin e Llogarasë për shkak të ngricave. Sot në orët e para të mëngjesit të së martës për shkak të punës nga borëpastrueset apo dhe hedhja e kripës dhe e skorieve ka bërë që rruga të jetë e qarkullueshme për automjetet”, sqaron gazetari lokal i Report Tv.

Bora që ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme në zonën e Llogorasë ka sjellë dhe problemet e para në këtë aks rrugor. Prej më shumë se dy orë rruga që të çon për Himarë ka qenë e bllokuar për shkak të ngricave . Bora që ka rënë dhe moti I ftohtë nën zero ka bërë që ngrijë dhe të sjellë probleme për përdoruesit e rrugës. Vetëm sot paradite është bërë e mundur hapja e këtij aski rrugor , ku punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë hedhur krip, po ashtu dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës. Automjetet e shumta kanë pritur hapjen e rrugës duke qëndruar prej disa orësh në rrugë . Rreth orës 10:30 është bërë e mundur që ky aks rrugor të kalohet pa zinxhir dhe qarkullimi të jetë normal. Edhe në Qarkun e Korçës ka pasur reshjet bore, por me një intensitet më të ulët. Në këtë qark nuk paraqiten vështirësi në qarkullim, por temperaturat e ulëta dhe erërat e ftohta po ngrijnë rrugët çka kërkojnë kujdes të shtuar nga ana e përdoruesve të rrugës.

Qarku i Kukësit aktualisht vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët në zonat malore. Trashësia e borës arrijnë deri në 15 cm në afërsi të tunelit të Kalimash. Në zonën e Tropojës në Valbonë trashësia e borës arrijnë deri në 20 cm. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë,  në përjashtim të zonës së Shishtavecit ku si pasojë e erërave ka prezencë akulli. Në Qarkun e Shkodrës sërish paraqiten probleme në rrugën e Thethit dhe në disa zona të Vermoshit. Më problematike situate paraqitet në zonën e Dibrës. Fshatrat që kanë problem në qarkullim janë Selishta, Trebishti, ndërsa disa fshatra të Lurës janë të izoluar pasi deri tani rrugët janë tërësisht të bllokuara.

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com