Reshjet e dëborës/ Rruga e Kombit e kalueshme, 13 borëpastruese në terren

Reshjet e dëborës/ Rruga e Kombit e kalueshme, 13 borëpastruese në terren

Borëpastruese në Rrugën e Kombit

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje bore me intensitet të lartë në të gjithë teritorin të shoqëruara me temperatura të ulëta. Lartësia e borës në qytetin e Kukësit është 8 cm, në Krumë 7cm e në B.Curri 15 cm. Sipas informacioneve të marra nga firmat kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Rrugët
Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën efektin e reshjeve të dendura të borës e temperaturave të ulëta. Është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike: Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 13 borëpastruese e 2 Fadroma. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 15 cm.

Kolsh-Q.Shllak e kalueshme normalisht. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 25 cm. Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht. Punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm. Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punon 1 borëpastruese e 2 fadromë. Lartësia e borës 15 cm. Kukës-Krumë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese. Lartësia e borës Q.Tobli 10 cm.

Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Prushi 15 cm. B.Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm. B.Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 20 cm.

B.Curri-Fierzë e kalueshme pa zinxhirë. Punon 1 borëpastruese.Lartësia e borës 10 cm. Ura e Bujanit –Q.Morinë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë 15 cm. Gjithsej nga firmat Kontraktore janë vënë në punë 33 mjete borëpastruese e 5 fadroma e 62 punëtorë.

Akset rrugore bashkiake:

Bashkia Kukës:
Është ë bllokuar plotësisht NjA Arrën. Qëndrat e NjA Shishtavec, Topojan, Zapod, Kalis, Bushtricë, Grykë-Çaj, Malzi aktualisht qarkullohen me zinxhirë. Janë të bllokuara një sërë fshatrash të këtyre NjA.

Bashkitë Tropojë e Has:
Aktualisht gjitha akset bashkiake i kanë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Energjia elektrike:
Pa energji NjA Malzi Bashkia Kukës e fshati Vlahën i NjA Golaj, Bashkia Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja