Reshjet e dendura të breshrit në juglindje dëmtojnë rëndë kulturat bujqësore, banorët: Me këto mbajmë familjen, shteti të na ndihmojë

Reshjet e dendura të breshrit në juglindje dëmtojnë rëndë kulturat bujqësore, banorët: Me këto mbajmë familjen, shteti të na ndihmojë

Kulturat bujqësore të dëmtuara

Si pasoje e reshjeve te dendura te breshrit qe përfshinë juglindjen mesditën e kësaj te diele, janë dëmtuar një pjese e mire e prodhimeve bujqësore ne disa fshatra te juglindjes.

Breshëri i shoqëruar dhe me stuhi ere ka dëmtuar ne fshatin Pojan te bashkisë Maliq kulturat bujqësore si qepa, gruri, fasulja por edhe drutë  frutorë ne masën 70%

Banoret e zonës kërkojnë që shteti te ktheje sytë nga fermerët e ti ndihmoje pasi kultivimi e shitja e prodhimeve bujqësore është për ta i vetmi burim jetese

“Kam 18 dynym fasule, asgjë nuk ka mbetur, tërë prodhimi ka ikur, shteti këtu nuk vë dorë për asgjë, erdhën ata të bashkisë dy pyetje dhe ikën. Po nuk vuri dorë shteti ne jemi të mbaruar, jo vetëm unë por e gjithë zona”, tha një banor.

“Na ka prishur me fasule, me grurë, aq e vështirë është moj bijë sa s’di ç’të them se ne me këtë rrojmë. Të na ndihmoje shteti se me këtë rrojmë se nuk kemi as pensione, as ndihmë”, tha banorja.

“Breshëri ka bërë dëme në të gjitha kulturat por sidomos fasulja, domatja dhe speci ndërsa në grurë dhe në misër ka bërë pak më pak. Ky është një problem jetik se ne me këtë mbajmë familjen, të ketë dëmshpërblim”, tha një banor tjetër.

“Speci e ka thyer, domaten e ka thyer. Dhe para 5 vitesh e njëjta gjë ka qenë, mjerë ne, do ngrohemi në diell se s’kemi ca bëjmë, të marrim sa të marrim se leku është hedhur. 1 milion lekë dëme vetëm specat”, tha banori.

Bashkia e Maliqit ka zbritur në terren nga ku grupet e punës pas evidentimit të dëmeve do iu drejtohen drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!