Reshjet e shiut në Has, dëmtohen
disa ura, bllokohen banorët

Reshjet e shiut në Has, dëmtohen<br />disa ura, bllokohen banorët
Reshjet e fundit kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në Has. Reth 50 familje të zonës së Golaj-t kanë mbetur të izoluara si pasojë e dëmtimit të urave. Pushteti vendor po orienton banorët në përdorimin e rrugëve alternative për të bërë të mundur qarkullimin.

Rreth 50 familje në lagjen Pec, Ngjec dhe Sollahu të njësisë administrative Golaj në Has, prej katër ditësh janë të izoluar si pasojë e dëmtimit të dy urave nga reshjet e ditëve të fundit. Dëmtimi i tyre e bën të pamundur lidhjen e banorëve me rrugën kryesore që të con në qytetin e Krumës. 

Ndërkohë autoritet lokale dhe nëprefekturës po bëjnë përpjekje për të krijuar një rrugë alternative për lidhjen e banorëve me qytetin.

Ndërkohë përveç dy urave janë dëmtuar edhe pesë shtëpi në fashatin Domaj dhe një në qytetin e Krumës. Është bërë evidentimi i dëmeve materiale dhe pritet kompensimi i tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)