Reshjet e shiut kanë sjellë sërish përmbytje në disa zona të rrethit të Lezhës.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Zadrime gjenden në ujë rreth 350 hektarë toke, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë.

Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në siperfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak.

Në fshatin Gajush disa banesa u përmbyten nga vërshimi i ujit, i cili arriti në 50 cm, ndërsa u bllokua edhe lëvizja e qytetarëve dhe automjetëve uji.
 
Probleme të shumta pati edhe në qytetin e Lezhës, i cili u përmbyt 3 herë brenda 10 ditësh. Ashtu si dhe heret e tjera blloqe e banimit 11 janari, 11.2 si dhe oborret e shkollave u përmbyten sërish. Niveli i ujit arriti 30 cm, duke bllokuar hyrjet e pallatëve.

Kryebashkiaku I Lezhës, Fran  Frrokaj thotë se sistemi I kullimit në lezhë është kaotik dhe do t’i kërkojë qeverisë ndihëm për të ndërhyrë.

Si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet është rritur edhe niveli i Lumit Drin, i cili në disa zona rrezikon të dalë nga shtrati.


[gallery]19171[/gallery]