Respekt për patronazhistët e Partisë Socialiste

Respekt për patronazhistët e Partisë Socialiste

Selia e Partisë Socialiste

U sajua një Operacion o soit gueril. Një “hero” i heshtur, i infiltruar në strukturat e PS Tiranë, ia doli të vjedhi arshivën “sekrete” të partisë. Database-in ‘sekret” ia dorëzoi një portali kundësrshtar të PS. Dhe...plasi “skandali”!.. “U zbulua” një strukturë e fshehtë, e rrezikshme brenda PS. Drejtues dhe analistë të Opozitës, dje dhe sot, nxituan të amplifikojnë “zbulimin”. Sipas oreksit të gjithëseicilit, mbi patronazhistët u derdhën etiketime sa monstruoze edhe qesharke. Fantazia e tyre shkoi deri atje sa patronazhistët i cilësuan: “..një skemë vertikale ku njeh dhe kontrollon gjithçka për qytetarët...”, “..mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni..”, ”.. struktura paramilitare...” etj.. Sipas liderit të PD, është sanksionuar “..ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve...”. Në këto cilësime disa janë prirur nga përvoja jetësore e tyre, disa nga interesa politike të momentit dhe disa për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve.

Aludojnë ngjashmëri me strukturat vullnetare të ish sigurimit të shtetit para vitit 1990 sepse vetë ata nuk mund të çlirohen nga hieja e jetës së dyfishtë për atë kohë. Aludojnë për ngjashmëri me struktura paramilitare sepse ata prej një kohë mbi 30 vjeçare bashkëjetojnë me struktura të tilla që kanë derdhur gjak qytetarësh e policësh. Aludojnë se patronazhistët joshin, premtojnë e bëjnë presion sepse të tillë modele i kanë me shumicë në radhët e tyre. E vërteta është se kudo në botën demokratike, përfshi SHBA dhe BE, partitë politike kanë jo pak aktivistë e militantë të cilët kryejnë veprimtari politiko shoqërore, sidomos në kohë fushatash zgjedhore. Konkretisht ata: mbajnë listat e zgjedhësve, japin opinion për orientimin e votës së tyre, kontaktojnë pa ndrotje qytetarët votues në ambiente publike e deri në shtëpitë e tyre për t’iu kërkuar votën, telefonojnë qytetarë dhe iu kërkojnë votën. E gjithë veprimtaria e tyre administrohet nga struktura partiake apo shtabe zgjedhore ku hartohen regjistra apo database-e dhe mbi to bëhen bilance parashikuese për rezultatin zgjedhor. Po çfarë kanë bërë më shumë patronazhistët e PS apo çfarë kanë bërë më pak aktivistët e PD dhe LSI, në raport me çfarë listuam më sipër? Publikimi i një database-i vesh me konspiracion, sipas tyre u mësua se ekzistonte një strukturë e okulte dhe kriminale e Partisë në pushtet!.. Është më shumë dashakeqe se e turpshme; nuk ka zbulim sepse patronazhistët nuk u krijuan enkas.

Ata kanë ekzistuar si një kategori aktivistësh partiakë, veprimtaria e tyre kurdoherë ka qenë e hapur siç ishte edhe në këtë fushatë zgjedhore. Ata njihen nga komuniteti, nuk i fshihen askujt sepse nuk kanë bërë ndonjë paudhësi që ti fshihen jetës publike. Ata nuk i kanë bërë presion e shantazh apo nuk i kanë ofruar lekë e favore askujt; as kanë sharë, vrarë apo plagosur njeri. Përkundrazi, akte të tilla i kanë bërë ata që anatemojnë dhe përdhosin figurën e të tjerëve; aktivistë të tyre janë kapur me zë dhe figurë duke joshur me para e vende pune apo duke fotografuar/shitur votën në kabinën e votimit; paramilitarët e tyre vranë, plagosën e shantazhuan qytetarët në Elbasan, Dibër e gjetkë.. Kur ata kanë qenë në pushtet, aktivistët e tyre mbanin nën komandë forca e mjete të policisë, ushtrisë e të shërbimit informativ; ata vërtet kanë bërë masakra zgjedhore. Qyrkun e tyre të përgjakur, nuk mund t’iua veshin të tjerëve!

Patronazhistët e PS nuk janë “spiunët e rinj”, nuk janë “specie politike e panjohur në botë”. Ata janë aktivistë shoqëror e politik, njerëz të thjeshtë e të nderuar, banorë mes banorëve në komunitet; jetojnë me ata dhe si ata. Kontributi i tyre është për tu admiruar sepse në thelb është punë e hapur dhe e drejt për drejt me qytetarët. Këta janë të ndershëm e transparent dhe jo si ata që hedhin gurë ndaj tyre. Këta janë patronashistët e PS. Nëse dikush nuk bën dot si dhe sa ata, të paktën të heshtë e ti respektojë ata.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 30/07/2021 08:11

    Fjalet e teperta jan fukarallek thoj nje shprehje e urte popullore. Qe cdo gje varet nga kendveshtrimi dhe mund ta interpretosh sipas mendimit te sejcilit kjo dihet. Por le ti biem shkurt. A ka shkelje ligjore nga PS dhe patronazhistet e saj ne kte skeme? Ku i gjeti patronazhisti ID time, dtlindjen time, vendin e punes.... etj? Kaq eshte e thjesht.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 28/07/2021 15:52

    Berisha u bani njerez o kafsha ndaj duhet me ec mbas vedi

    Përgjigju
  • beni: 28/07/2021 13:26

    lepije pajtim lepije, por spo te jep gje rama me gjit patronazhistet e tuaj

    Përgjigju
  • Devis: 28/07/2021 13:06

    Eshte kaq skandaloze dhe njekohesisht e temerrshme kur shikon se si edhe individe si z. Bello, me nje formim dhe edukim mbi mesatar, reagojne ndaj privatesise. Thjesht te le pa fjale! I nderuar zoteri dhe gjithe te tjeret, askush nuk ka ndonje problem me te ashtuquajturit "patronazhist" apo cfardo aktivisti partiak. Eshte ne te drejten e cdo subjekti politik te zgjedhe e zbatoje taktiken e vet politike. Ajo qe ka rendesi dhe qe duhet kuptuar eshte se kushdo, qofte qytetar i thjeshte, subjekt politik apo publik, kryeminister apo jo, duhet te te spektoje dhe veproje ne perputhje me ligjin. Ne te kundert, jemi para abuzimit, dhe sigurisht veprave penale. Fakti qe PS dhe kreret e saj me cilesi edhe ne pozita shteterore kane organizuar nje abuzim kaq flagrant me perdorimin e paligjshem te te dhenave personale per qellime politike, per me teper, ne menyre te fshehte dhe pa autorizim te qytetareve, jo vetem eshte skandal por nje atentat ligjor dhe kushtetues. Turp per kedo individ me pese para mend ne koke qe vazhdon ti mbaje ison te tille njerzve te korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet