Restaurohet kisha historike e 'Shën Vlashit' në Skuraj, kontribuan edhe qytetarë të besimit mysliman

Kisha mesjetare e "Shën Vlashit" në Skuraj është kthyer në identitet. Restaurimi i objektit të kultit u bë me iniciativen e famullitarit të Milotit, Giovanni Niti dhe mbështetjen e donatorëve. Po kështu kanë kontribuar dhe banorë të zonës përfshirë ata të besimit mysliman.

"Çdo gjë që bëhet me dashuri ka sukses edhe pse ka lodhje. Dashuria ndaj zotit, historisë së këtij vendi sepse këta njerëz kanë tradita të hershme", tha ai.

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Giorg Frendo drejtoi meshën e parë në kishën e restauruar të Shën Vlashit. Ai u shpreh se regjimi komunist shkatërroi kishat por nuk mundi të çrrënjosë besimin nga të krishterët. 

"Para se të vija në Shqipëri kisha lexuar shumë për komunizmin e Enver Hoxhës ishte formë e eger dhe çnjerezore, por unë them se nuk ishte komunizëm ateist por anti fesë luftë kundër zotit. Unë mendoja se pas gjithë asaj prapaganda, populli shqiptar ishte bërë popull që nuk besonte në zot. Por kam gabuar kur erdha këtu kam njohur një popull besimtar", tha Frendo.

Zona e Skurajt njihet për kishat e vjetra mesjetare, prej të cilave kanë mbetur veç rrënojat.

"Vetëm në këtë fshat gjenden rrënojat e 12 kishave të vjetra. kjo kishë ky jemi sot mban emrin e shenjtorit Shën Vlashi. Është e para kishë e rindërtuar në vitin 1859 me shpenzimet e sulltanit, i cili e rindërtoi pasi e kishin shkatërruar ushtarët e tij", tha ai.

Banorët thonë se e kanë pritur me padurim rindërtimin e kishës historike të Shën Vlashit.

"Jemi shumë të gëzuar dhe mezi e kemi pritur hapjen e kishës", thanë ata.

Jo vetëm kisha të vjetra, fshati Skuraj njihet dhe për bukuritë e rralla natyrore me vargmale, lumenj e bimësi të dendur. Rikonstruksioni i rrugës, duhet të jetë të fokusin e pushtetit lokal për  ta vendosur në funksion të turizmit malor.

1620664039_1620662578skuraj.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vcdxs: 11/05/2021 14:05

    Mendo sikur te ishte hoxha turk ose arab! Dallkauket Fuga, Lubonja nuk i duan as per investime, lere per fe hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi