Restaurohet portiku i statujave
në parkun e Apolonisë / FOTO 

Restaurohet portiku i statujave<br />në parkun e Apolonisë / FOTO 
Portiku ku mbaheshin të ekspozuara 36 objekte dhe 9 statuja antike të qytetit të Apolonisë rrezikohej të shëmbej nga dëmtimet e shumta. Problematike ishte situata edhe në manastirin “Kisha e Shën Mërisë”, një nga monumentet më të rëndësishme të kultit mesjetar në Shqipëri.

Por falë një investimi të bashkimi evropian për restaurimin e këtyre objekteve, situata në parkun antik të apolonisë sot paraqitet krejtësisht ndryshe.

Sipas drejtorit  të qytetit Antik të Apolonisë, Marin Haxhimihali aktualisht ka përfunduar restaurimi i portikut të statujave, çatisë së kishës dhe mureve të trapezarise dhe po punohet me muret  e manastirit “Kisha e Shën Mërisë”.

‘’Gjithë anomalive që janë vënë re në vitet e kaluara në Apoloni, ato po eleminohen njëra pas tjetrës. Është përfunduar portiku i statujave. Po punohet me aneksin që ishte jashtëzakonisht ku muret ishin të çara dhe mund të shembej’’, ka deklaruar Marin Haxhimihali, Drejtori i parkut Antik të Apolonisë.

Përfundimi i by-passit të Fierit, ku njëra dega e kësaj rruge do të lidhet me qytetin antik të Apolonisë, pritet që të ndikojë pozitivisht në shtimin e numrit të turistëve.

[gallery]19321[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima