Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Afrim Krasniqi dhe dokumenti

Politologu Afrim Krasniqi sjell në kujtesë votimet e para në Himarë në regjimin komunist.

Në shkresën drejtuar Koçi Xoxes, sekretar organizativ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhjetor 1945 jepen të dhëna specifike për Himarën, klimën e tensionuar dhe nivelin e lartë të abstenimit. Gjë që në vitet pasuese pati pasoja politike dhe juridike ndaj abstenuesve të kohës.

“Retrospektivë, dhjetor 1945. Votimet e para të regjimit të ri. Nga dy shkresat që informojnë për procesin në zonën e Vlorës dhe të bregut jepen të dhëna specifike për Himarën, klimën e tensionuar (me ndërhyrje të treta) dhe nivelin e lartë të abstenimit. Vetëm 71% pjesëmarrje kur në zonat e tjera shifrat ishin mbi 95%. Motivet ishin të ndryshme. Natyrisht në fund fitues u shpall kandidati (i vetëm) i Frontit/PKSH, Spiro Koleka, i cili ishte deputet deri më 1990 dhe anëtar në Byronë Politike në vitet 1948-1981.

Nga ata që e kanë jetuar atë sistem (jo si drejtues të tij), mund të nënkuptohen lehtësisht pasojat politike dhe juridike ndaj abstenuesve dhe “reaksionit” në ditët e muajt pas dhjetorit 1945, “kur u hodhën themelet”. Në votimet pasuese (1950, 1954) Himara votoi pro 100% dhe në tërësi numri i abstenimeve në Shqipëri u bë simbolik aq sa në disa votime, përfshirë edhe në votimin e fundit të vitit 1987 pati 0 vota kundër dhe natyrisht, 0 abstenime. Kështu nisi!” shkruan Krasniqi. 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet

Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet