Nuk është puna e një darke në restorant se buka nuk i mohohet dhe shihet askujt as me Zot e Fe, as idiotësirat opozitare emocionale siperfaqesore, se ata po hanë me lekët tona dhe po hanë mish të larë me flori. Kjo është një mendësi e tejkaluar, për sa kohë kanë një ndër tregëtarët më të mëdhenj në tavolinë kjo historia me "lekët tona" është relative dhe indirekte. I paguan Nusreti apo tregëtari nuk është thelbi. Çka nuk e thotë askush dhe nuk e thotë me dashje është çlirësia, shpengimi, pakujdesia i uljes së titullarve të lartë të shtetit me një nga tregëtarët më të mëdhenj në vend. Nuk kam asgje kundër tregëtarve të vendit tim, jetojmë në këtë epokë dhe epoka është e kapitalit, të ndershëm ose jo. Ata jane domosdoshmëria dhe morali mbisundues i Evropes dhe Amerikes aktuale. Por një tregëtar që është subjekt liçencash, taksash, tenderash, projektesh në pritje, nuk mund të ulet qoftë dhe publikisht në tavolinë informale me pushtetin, pasi është pabarazi, ndikim, influencë, konflikt interesi. Këtë fakt jo elegant dhe të pakujdes'shëm deri në fodullëk se lexova askund. Merren me pjatat dhe personat politikë të tryezës por jo me totalin dhe mesazhin e saj. Pavarësisht se dihet që ftesat shpesh herë jane në grup ( qeveri-biznes-media) dhe ashtu ka ndodhur në çdo qeveri disa pamje të një qeverie të majtë dhe që pretendon se është sociale mund të shmangen, por shpesh shkëputja nga realiteti dhe amoku i pushtetit ta ul qoftë dhe vigjilencën formale. Kam dhe dy fjale për opozitën tonë dinako-qesharake ,në çdo media dhe deklaratë të këtyre orëve ështe fshehur-retushuar- zhdukur prezenca e tregëtarit. Dhe askush nuk merret me thelbin dhe çka realisht përfaqëson ajo foto. Stili që po ndjek opozita duke u marrë me pjatat, Nusretin dhe personazhet e tjerë të tavolinës duke e ruajtur si syte e ballit tregetarin verteton se ajo nesër këtë tregëtar do ta vendose ne krye te tavolinave te saj te pushtetit. Pamje si keto nuk japin humor, as zhargon rruge, duhet të japin një reflektim të thellë dhe shumë planësh për raportet që ka pushteti pa dallim ngjyre me tregëtarët. Dhe kjo kuptohet si nga fotot por edhe nga retushimet.
Komento