Disa e kanë quajtur ‘Parajsa e lirë’, ndërsa disa të tjerë ‘Kalifornia e virgjër’. Ama të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet me patjetër. Këtë radhë, agjencia britanike ‘Reuters’ ka vënë në qendër bregdetin shqiptar, jo shumë të shkelur me bukuritë e rivierës dhe reliket e vjetra, i cili po tenton të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë.
Reuters e ka përshkruar Shqipërinë si një vend të vogël ballkanik, bregdeti i të cilit ka mbetur ende i paprekur. Dikur një shtet komunist i izoluar, i njohur si ‘Perëndimi i egër i Ballkanit’, Shqipëria është tashmë në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian.
Agjencia britanike është fokusuar edhe në Porto Palermo, dikur shtëpia e nëndetëse ushtarake, e mbyllur për masën e gjerë të popullsisë, një gji i veçuar shqiptar dhe që premton shumë. Reuters ka intervistuar kryeministrin Rama i cili thotë se beson se brenda 2 viteve do të shihen rezultatet e para të transformimit, pasi Shqipëria meriton të jetë një destinacion i ri turistik në Mesdhe, për vetë faktin se është ende një vend i pashkelur.
Plani i transformimit, sipas Ramës përfshin goditjen e ndërtimit të paligjshëm si dhe pastrimin e plazheve nga mbeturinat. Shqipëria po promovon veten e saj me moton “Ndiq rrugën tënde”. Reuters mbyll reportazhin me fjalët: ‘Me pamje të tilla, më shumë vizitorë do të bëjnë pikërisht këtë.’
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
një vend që duhet vizitua">