Pas sulmit koordinuar ndaj sipërmarrjeve të nxitura nga thirrjet në protesta që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Vlerësimet negative të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google, kreu i qeverisë i cilëson si një sulm kriminal të ushtruar nga ata që kanë marrë peng protestën e flamingove.
“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve”, shkruan Rama.
Logjika e hurit dhe e drurit shprehet kryeministri i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave që thonë se: “nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm”.
Ndërsa policia vijon me hetimin e kësaj skeme kriminale, me ndihmën e Google thotë kryeministri, faqeve të sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.
Policia tha se identifikoi mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale, shumica të reja, nga të cilat gjatë ditëve të fundit jepnin vetëm përshtypje negative për bizneset vendase për të dëmtuar reputacionin online të tyre
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita paralajmëroi se nëse një aktivitet i tillë provohet se është i qëllimshëm, personat e përfshirë do të përballen me vepra penale, në fushën e krimeve kompjuterike, si dhe dëmtimit të interesave ekonomike dhe reputacionit.
Reagimi i Ramës:
Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve
Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm
Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh
Komente












Nuk jane profile fallco. Jane njerez real. Mjafton te ndriqni instagramin e gent prognit per te pare nga vine shumica e riview te bizneseve.
PërgjigjuLogjika e hurit dhe litarit, i ke " rrenjet shume te vjetra", antike. Eshte logjika me e thjeshte e civilizimeve te hershme, angleze dhe ne te njejten kohe shqiptare, " KESHTJELLA". Mbase, nja 2 apo 3 paragrafe qe simbolizojne keshtjellen, mund ti huazojme nga Kadareja, ose levizje te tipit Rokade,por qe ne vetvete eshte nje tradite. 10000 llogari biznesesh, te bera kala??!! Mund te jene, psh. shishet e ilaceve, gotat e shampanjes,tortat e ditareve te princeshave, letrat e bixhozit, tullat e favellave, pra cdo send qe imiton imazhin w nhe keshtjelle qe mbyllet me aktin: Hurin dhe litarin nuk e solla une, ate e gjeta mes jush....( Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima). Me respekt nga Berati, Gjirokastra, Tepelena, Newswaichtein etj.
PërgjigjuKu eshte SPAK-u i Olsi Dados? Pse nuk ka akuza ndaj ketyre terroristeve?Provat i keni sheshit,nje sulm i organizuar ndaj bizneseve private dhe ekonomise shqiptare.
PërgjigjuSufllaqe dopio pite