Revista franceze ‘VSD’ promovon Shqipërinë

Revista franceze ‘VSD’ promovon Shqipërinë

Revista franceze VSD, ka bërë një shkrim duke promovuar Shqipërinë, peisazhet, plazhet, kulturën dhe traditën e vendit. Kjo revistë e ka cilësuar Shqipërinë si një vend magjepsës me diversitetin e saj natyror që të lë mbresa, por në veçanti ka shkruar edhe për Thethin dhe liqenin e Komanit.

“Parku Kombëtar i Thethit zbulon peizazhe të denja për kartolina, ndërsa liqeni i Komanit të çon në një lundrim joreal nëpër gryka të thepisura”, ka shkruar revista.

Revista gjithashtu ka promovuar edhe ushqimet tradicionale shqiptare si byreku dhe rakia, si edhe mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve, raporton revista VSD. 

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka ndarë shkrimin e revistës i cili ka lënë një mbishkrim “Një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”.

“Një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Këtë sugjeron revista e mirënjohur VSD për të gjithë lexuesit e saj francezë, duke promovuar këtë javë plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kulturën dhe traditat tona që po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë”, ka shkruar Rama.

Nuk ka lënë pa përmendur edhe hotelet luksoze ku në veçanti ka përmendur Hotel Gjipe, Hotel Rozafa dhe Marbella Beach Hotel.

“Lëreni veten të magjepseni nga mrekullitë e fshehura të Shqipërisë, një udhëtim që ndërthur autenticitetin e së kaluarës së saj me shkëlqimin e së tashmes. Do të magjepseni dhe do të befasoheni në çdo moment të kësaj arratisjeje të jashtëzakonshme mesdhetare”, ka shkruar revista.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate