KORÇË - Fëmijët e Korçës kërkojnë ti rimarrin politikës godinën e kinemasë së vjetër të filmit. Ata kanë dalë në shesh për të mbledhur firma për një peticion drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo.

Godina e kinemasë iu rikthye pronarëve të cilët e shfrytëzojnë për aktivitete të ndryshme, edhe për takime partiake. Por, të vegjëlve korcarë kjo gjë nuk u pëlqen aspak, ata duan të hyjnë në këtë godinë për të parë filmat e prefuar. 

“Ne duam të marim sa më shumë firma për të shkuar për ta biseduar këtë me kryetarin e bashkisë e të na ndihmojë për rihapjen e kinemasë”, - thotë njëri nga fëmijët

Qindra qytetarë kanë firmosur peticionin e këtyre vogëlushëve duke vlerësuar guximin e tyre, një veprim që të rriturit duhet ta marrin shembull. 

“Si fillim mendoja shpesh për kinemanë e cila ishte e mbyllur dhe kur shikoja reklamat e kinemave të tjera më vinte keq për vendin tim dhe kështu mendova që të filloja këtë nismë që të hapej kinemaja dhe shpresoj që t’ja dalim mbanë”, - tha një fëmijë tjetër.

Nën kryetarja e bashkisë, Benila Terova tha se ky institucion është i gatshëm të bashkëpunojë me distributor të kinemasë për të rikthyer në vjeshtë filmin në kinemane e qytetit.

"Më duket perfekte dhe është shumë e nevojshmë kinemaja për qytetin e Korçës e shikoj të nevojshme më shumë se të arësyeshme”, - tha një tjetër.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)