Revolucioni dixhital, ministrja e Shëndetësisë: Raportet mjekësore kalojnë online, shmangen burokracitë dhe sorollatjet e qytetarëve

Në kuadër të revolucionit dixhital të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Kamëz, ka prezantuar një tjetër sistem elektronik që do të shmangë burokracitë për qytetarët. Raporti mjekësor dhe dokumenti shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë, tashmë merren online.

“Ky sistem i ri për raportin mjekësor elektronik dhe i dëshmive të aftësisë për punë, do të sjellë me të vërtetë një revolucion brenda gjithë sistemit të shërbimeve. E para, sepse vetë qytetari, i cili ka një problematikë shëndetësore dhe i duhet të kërkojë një raport tek mjeku i familjes - dhe është një akses që përfshin rreth 1600 mjekë të familjes në të gjithë Shqipërinë-  do të ketë mundësi që ta përfitojë këtë raport mjekësor online, pra nëpërmjet platformës e-Albania. Dhe në të njejtën kohë, përpos që ky raport mjekësor merret në mënyrë elektronike, i shkon edhe punëdhënësit në të njëjtin moment, duke shmangur burokracitë dhe ecejaket e qytetarëve për të marrë dhe dorëzuar një raport mjekësor apo dokumentin që dëshmon  aftësinë në punë”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Kamëz, Ministrja Manastirliu bëri me dije se faza e dytë e këtoj projekti do të shtrihet edhe për raportet e barrëlindjes, të cilat do të jepen online.

“Të gjitha raportet afatgjata, apo ato të lejeve të barrëlindjes do të jepen elektronikisht. Pra nuk do të jetë më e nevojshme për të vajtur vetë qytetari, gruaja që sapo ka lindur të shkojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në degët e tij dhe të dorëzojë dorazi. Sepse ky raport shkon elektronikisht, përllogaritja është elektronike dhe depozitimi gjithashtu në llogarinë e qytetarit që ka përfituar këtë raport bëhet gjithashtu automatike”, bëri me dije Manastirliu. 

Nga muaji prill deri më tani, në të gjithë vendin janë më shumë se 70 mijë raporte mjekësore dhe dokumente të aftësisë për punë të lëshuara online, me sistemin e ri elektronik pranë mjekut të familjes.

Ndërsa nga nga data 1 Maj 2022, revolucioni dixhital në fushën e shëndetësisë ka hyrë në një fazë të re, me mbylljen e sporteleve fizike dhe kalimin tërësisht online të aplikimeve në sistemin shëndetësor. Në këtë mënyrë, eleminohen burokracitë, përmirësohet koha dhe cilësia e marrjes se shërbimeve për 26 aplikime në total në institucionet e MSHMS për rreth 11,000 dokumenta në vit. Institucionet të cilat ofrojnë shërbime online janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë te Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror; Shërbimi Social Shtetëror; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 04/07/2022 19:54

    Hahahaha e the bukur o vella

    Përgjigju
  • Vlore: 28/06/2022 13:47

    Bravo znj.Ministre por edhe nje lutje.dergo edhe printera ne qendrat shendetsore sepse ne Vlore QSh n3 duhet ti besh foto nga kupmjuteri e te vesh ta printosh.se mjekja e familjes ju fajeson ju per mungese printeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië