Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha!

Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha!

Akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja, ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha dhe situatën e tij të re në PD. Qosja tha se tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.

“Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore. Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.”- tha Qosja.

Gazetarja: Në të vërtetë Berisha edhe pse i rrëzuar, po kërkon të ngrihet sërish, duke rrëzuar si fillim Bashën, e mandej prapë nga e para.

Rexhep Qosja: Nuk do doja të ndërhyja, të flisja tani, ta godas Sali Berishën, por do të kisha dashur që Berisha të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bërë hallall njëherë e përgjithmonë me politikën.

Gazetarja: Ju një jetë në shërbim të gjuhës dhe kombit dhe idealit të bashkimit keni një porosi për ata që duan të jenë gjithmonë në kalë, gjithmonë në krye?

Rexhep Qosja: Nga krijimtaria shpirtërore romantike, greke, kanë mbetur disa mësime, ato kultura kanë pasur disa ideale. Një prej këtyre idealeve ka qenë e drejta. Ideal tjetër i atyre kulturave ka qenë e vërteta. Një tjetër ka qenë e bukura dhe një tjetër ka qenë masa. Njeriu duhet ta dijë kur është realizuar masa. Nuk duhet të teprohet, duhet krijuar, duhet drejtuar, por jo tepruar. Politikanët duhet të kenë mirëkuptim, të shkojnë më tutje, por fatkeqësisht shumica prej tyre nuk kanë koncept për masën. Ata duhet të kenë mendimin, qëndrimin, idenë e tyre për masën. Po ta kishin, shumë gjëra në Shqipëri, kohë pas kohe dhe në Kosovë nuk do të shiheshin dhe nuk do të dëgjoheshin. Rroftë masa, rrofshin mendjet që kanë mendime dhe ndjenjë për masën. Atë çastin kur duhet thënë “boll” siç do te thoshte populli”- u shpreh Rexhep Qosja në Shqip.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 13/10/2021 04:51

    Po, sakte, Rama njeriu i mases.

    Përgjigju
  • emri: 12/10/2021 19:31

    fiks e ke nuk meret njeri me coftina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë