Në datën 13 tetor do të nisin regjistrimet për në Universitet.
Maturantët që kanë fituar do të kenë 3 ditë kohë për tu regjistruar pranë sekretarive.
Sipas drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi, kush nuk regjistrohet, nuk mund të fitojë më të njëjtën degë.
“Nëse ata nuk regjistrohen në këtë datë në degën që janë shpallur fitues e humbasin të drejtën. Në programet ku nuk janë shpallur fitues duhet të shikojnë sa vende poshtë vizës ndodhen. Nëse ndodhen shumë pak 1, 2, apo tre vende është e drejta tyre të zgjedhin të presin apo jo”, shprehet Vrapi.
Në këtë mënyrë Ministria e Arsimit kërkon të sqarojë maturantët se për degët që janë shpallur fitues në raundin e dytë, nuk mund t’i fitojnë edhe në fazën tjetër.
Gjithashtu Drejtoresha e AKP bën me dije se për maturantët që nuk kanë fituar ose për ata që presin të arrijnë një degë më të mirë, do të ketë dy mini faza deri në 20 tetor.
“Në datën 17 dhe 18 është ulja e vizës për kuotat e mbetura bosh nga faza 13 deri në 16 dhe më pas të gjithë ata të cilët regjistrohen në datat 17 dhe 18 sërish do të mbeten kuota bosh, kuota për të cilat vlen data 19, 20”, tha Vrapi.
Vija e Kuqe sipas Rezana Vrapit do të ulet për të gjitha kuotat, të cilat do të ngelen bosh. Por nëse do të ngelen bosh kuota edhe pas këtyre fazave, Ministria e Arsimit nuk ka parashikuar një afat tjetër aplikimi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43