Rezarta Shkurta ende
probleme me drejtësinë

Rezarta Shkurta ende <br />probleme me drejtësinë
S’tërhiqet prokuroria e Tiranës nga qëndrimi i saj për dënimin me 82 orë punë të detyrueshme të këngëtares Rezarta Shkurta. Pas marrjes së pafajësisë nga Gjykata e Tiranës, tashmë këngëtarja e njohur do të përballet sërisht me togat e zeza, ku ashtu si në shkallën e parë do kërkojë shpalljen e pafajshme. Ndërkohë që në kërkesën e apelimit, prokuroria ka argumentuar duke e quajtur si të pabazë arsyetimin që gjykata ka bërë në vendimin, ku deklaron se ka qënë këngëtarja Rozana Radi që ka qëlluar e para Rezarta Shkurtën.

Sipas prokurorit Ervin Karanxha është provuar para gjykatës që këngëtarja Radi kishte bërë një operacion plastik pak ditë para se të ndodhte grindja, ndaj dhe në keto kushte e ka patur të pamundur të godiste dikë tjetër. Një tjetër arsyetim i gjykatës, i cili është kundërshtuar nga prokuroria ka lidhje edhe me pretendimin se kengetarja Radi ka qënë e alkoolizuar.

Sipas prokurorisë kjo gjë nuk është vërtetuar pasi punonjësit e policise nuk e kanë provuar me tub alkooli. Këto janë dy argumentat që prokuroria ngreh në apelimin e saj, duke i kërkuar gjykatës së Apelit prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dënimin me 82 orë të detyruar të pandehurën Rezarta Shkurta. Kjo e fundit në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2010 është konfliktuar me ish-shoqen e saj Rozana Radi, duke e qëlluar këtë me grushta në fytyrë, çka i solli dhe dëmtime të lehta në njërin sy.

Apelimi i prokurorisë

Në vendim gjykata arsyeton se e pandehura Rezarta Shkurta ka vepruar në kushtet e mbrojtes së nevojshme, por ky fakt nuk është i vërtetë pasi ajo nuk ka pasur asnjë dëmtim. Në rast se Rozana do të kishte qëlluar Rezartën atëherë ajo do të kishte dëmtime dhe akt mjeko-ligjor.

Pa pasur akt mjeko-ligjor nuk provohet se Rozana ka qëlluar Rezartën. Vlen për t‘u theksuar se Rozana para disa ditësh kishte bërë operacion, në këtë mënyrë kjo shtetase nuk mund godiste njeri me grushta, kjo pasi për shkak të gjëndjes shëndetësore. Nga njëra anë gjykata arsyeton se Rezarta Shkurta ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nga ana tjetër thotë se mungon lidhja kauzale.

Vetë Rezarta e ka pranuar faktin që ka qëlluar Rozanën dhe kanë qënë këto dëmtime që kanë sjellë edhe pasojën e ardhur. Kur personi thotë vetë që kam qëlluar atëherë del dhe lidhja kauzale midis veprimit (goditjes) dhe pasojës së ardhur.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'