Rezarta Shkurta, një mami rrezatuese

Rezarta Shkurta, një mami rrezatuese
Ardhja në jetë e një fëmije është thesari më i çmuar dhe dhurata më e bukur për një çift.

Duket se një ndjenjë të tillë po përjeton dhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila pret fëmijën e saj të parë.

Rezarta nuk ka ngurruar të ndajë foto gjatë shtatzënisë me fansat e saj në Facebook.



Tanimë duket fare qartë barku i rrumbullakosur i Rezit, ndrësa mban të veshur një bluzë mjaft të bukur.

Ajo shfaqet në një nga kafenetë e qytetit me bluzën pink ku shfaqet  një beb që del nga veza, ndërkohë që në të shkruhet “Coming soon” (po vjen së shpejti).



Rezarta duket mjaft e entuziasmuar, madje kanë filluar dhe dhuratat e para për vajzën e saj.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqen një palë këpucë në ngjyrë pink të dhuruara nga një mikeshë, ashtu siç i kanë hije një vogëlusheje.



Tanimë Rezarta është shkëputur paksa nga jeta artistike për t'iu përkushtuar ardhjes në jetë të vajzës së saj.

(b.t/shqiptarja.com)

12/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin