Rezarta Shkurta: "E planifikova që
vajza të jetë shenja e akrepit"

Ajo po përjeton një nga ndjesitë më të bukura në botë për një femër. Së shpejti do të bëhet nënë dhe këtë gëzim Rezarta e ka ndarë në një rrëfim të gjatë për revistën “Psikologji”. Ka preferuar të mos flasë shumë në media për këtë moment të jetës së saj, siç zakonisht ndodh me femrat e njohura të botës së spektaklit, artit apo qoftë edhe politikës. Një ndjesi të ëmbël të cilën ajo po e shijon me familjen e saj, ku kujdesi i  Ermalit është maksimal.

Në rrëfimin që Rezi ka bërë ajo ka zbuluar disa të fshehta, nëse do të mund t’i quajmë kështu rreth vajzës së saj që do të lind pikërisht në muajin që vetë Rezarta ka zgjedhur. “Jam e dhënë pas astrologjisë dhe ndër gjërat që më pëlqen të informohem gjithmonë është horoskopi. Personalisht jam Akrep. Edhe pse një shenjë rebele e impulsive hera-herës, Akrepi është shenjë magjike.

rezarta shkurta

Ka pikë të fortë korrektësinë, punën dhe artin. Këtu u tregova pak egoiste, pasi planifikuam gjithçka që dhe bebushja jonë t’i përkasë shenjës së Akrepit. Dhe kjo ishte një ndër dëshirat e tjera që natyra deshi të na e plotësonte, e bebushja jonë që do lind në fund-tetori. Do t’i përkasë shenjës së Akrepit, duke uruar nga zemra që gjithçka të shkojë mirë deri në fund”, është shprehur ajo në intervistën e saj dhënë për revistën. Veç kësaj Rezarta ka pohuar se si ajo dhe Ermali dëshironin të bëheshin prindërit  e një vajze dhe kjo dëshirë tashmë po përmbushet. 

Gjithashtu ajo ka pohuar se do që vajza t’i ngjaj Ermalit. “E adhuroj Ermalin pafund. Është princi im. Më i   bukuri i   kësaj bote, e do ishte dëshira ime më e madhe ti ngjante atij. Nga unë do doja vetëm talentin dhe dashurinë për artin”, ka thënë artistja, teksa më tej ka thënë se nuk dëshiron që fëmija i  saj të jetë publikë. “Unë dhe Ermali kemi vendosur që nuk do ta bëjmë publike identitetin e vajzës sonë. Duam ta kemi vetëm për vete, e familjet tona. Përveç kësaj, duam që mos ti imponojmë asgjë, por që të jetë ajo që të vendosë kur të rritet, për profilin e saj”. Ky ka qenë një nga rrëfimet e para të gjata të Rezit për mëmësinë, duke u shfaqur në kopertinë me foto sensuale që shkojnë për shtat me gjithë larminë e ndjesive magjike që ajo po përjeton. 
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve