Një grup banorësh të Velipojës, pas protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt, janë zhvendosur para Policisë së Shkodrës dhe kërkojnë lirimin e 15 protestuesve të shoqëruar. Një prej banorëve, Nuard Keqani thotë se në Polici u ushtrojnë presion që mos të dalin më në protesta. Ai thekson se do ta vijojnë rezistencën dhe do t’i kërkojnë sërish SPAK që të ndalë punimet, pasi akuzojnë biznesmenin dhe botuesin Bashkim Ulaj se u ka grabitur pronat.
“Te toka jonë shkojmë, te toka jonë na arrestojnë, na sjellin në komisariat dhe na bëjnë presion brenda na thonë që do u lëshojmë sot dhe mos të vini nesër. Këta kriminelë na trajtojnë sikur ua kemi zënë në tokën, Fatmir Shpellazaj dhe Bashkim Ulaj falsifikojnë dokumentet dhe paguajnë shtetin për me na kërcënua dhe me na shoqëruar në mënyrë të jashtëzakonshme, na bllokojnë makinat që të në bëjnë presion. Ne nuk ndalemi deri kur të fitojmë të drejtën tonë. Jemi në tokën tonë. Do i kërkojmë prapë SPAK të ndalen punimet”, tha një banor.
Lajmi kryesor:
Kundër resortit të Ulajt/ Protestuesit mësyjnë në kantierin e ndërtimit, 15 të shoqëruar! Banori: Pse hesht Berisha? (VIDEO+FOTO)












