Shqipëria zgjodhi rrugën më të vështirë të mundshme duke votuar në OKB kundër propozimit të presidentit Trump. Diplomacia shqiptare për tu treguar politikisht korrekt mund të kishte abstenuar siç edhe bënë 35 shtete por zgjodhi të rreshtohej në kampin e vendeve me votë kundra aleatit strategjik SHBA.
128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime ishte rezultati projektrezolutës që rrëzoi vendimin e Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Në 128 votat pro të cilat përkthehen si një kundërshtim i hapur i iniciativës së presidentit Trump ishte edhe Shqipëria. Kjo votë ka marra kritika të forta nga jo vetëm nga spektri politik shqiptar por edhe qytetarët përmes komenteve të shumta në rrjetet sociale. Me këtë votë pro, Shqipëria gjeti rrugën më të vështirë të mundshme ndërkohë që fare mirë mund të mbante një qëndrim neutral.
(Votimi për rezolutën e OKB, kundër njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit)
Të njëjtën strategji ndoqën edhe vende të tjera me peshë në arenën ndërkombëtare si Kanadaja. Janë 35 vende që preferuan të qëndronin larg këtij zhvillimi duke abstenuar. Të njëjtën gjë bëri edhe Bosnja dhe Hercegovina një vend me një diplomaci minimale.
Ndërkohë diplomacia shqiptare ka gjetur ku rajon të përfshihet në një çështje madhore duke mos llogaritur pasojat të cilat u shpjeguan qartësisht nga presidenti Trump. Kësaj vote në OKB i ka paraprirë edhe një zhvillim tjetër i vetëm pak ditëve më parë. Shqipëria ishte pjesë e një mbledhje të jashtëzakonshme në Organizatë e Bashkëpunimit Islamik mbajtur në Stamboll.
Edhe kjo organizatë doli me një deklaratë ku kundërshtohej qëndrimi amerikan për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Në parlament ministri Bushati u shpreh se në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk votohet. Megjithatë ai nuk dha asnjë shpjegim nëse kjo deklaratë është firmosur nga Shqipëria apo se cili ishte qëndrimi i përfaqësuesit të Shqipërisë ambasadorit Genti Gazheli.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32