Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t! Xhafaj në Report Tv: Liderët e UÇK ende në burg, krimet nuk janë vërtetuar! Kur do hiqet kjo baltë?

Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Studio Live" nga Arbër Hitaj për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur 'non grata' disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Xhafaj u shpreh se ndonëse nuk ka ende emra konkret, përflitet se mes tyre mund të jetë Sali Berisha megjithëse thotë se nuk është dicka që nuk pritet.

"Për nivelin e profilit publik dhe të faktit që deklarata është bërë dhe i gjithë debati ishte i tillë në parlament, besoj që ky është rasti. Nuk është ndonjë gjë që nuk mund të pritej. Pas deklarimit nga SHBA, ka ardhur nga organet kryesore të BE dhe tanimë të Britanisë së Madhe duke e vendosur një standard në këtë betejë ndaj disa liderëve që siç ka thënë deklarata e Sekretarit të Shtetit minojnë demokracinë e vendit të tyre", tha Xhafaj.

Sa i përket diskutimit në Kuvend të projektrezolutës së propozuar nga Partia Socialiste 'Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri', Xhafaj tha se nuk duhet të vijojë më pasi nuk ka prova.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. 

"Hetimi është zhvilluar, tani duhet të bëjmë një rishikim të reportit. Nuk është provuar asnjë akuzë. Ka ardhur momenti që ta heqim këtë njollë nga UÇK dhe liderët e saj, Kadri Veseli, Hashim Thaci, Rexhep Selimi janë atje duke u hetuar për krime që nuk janë vërtetuar. Rezoluta është thirrje për logjikë, keni 11 vite që hetoni për akuza dhe nuk keni provuar asnjë fakt. Kjo baltë a mund të hiqet? Nëse për 11 vite për të aksesuar cdo nivel, legjislaturë e institicon dhe nuk është vërtetuar asgjë, ka ardhur dita për ta hequr. Këto krime nuk ekzistojnë. Liderët e luftës çlirimtare të Kosovës janë në burg në Hagë e tregon se nëse nuk ka fakte, nuk mund të vazhdojë kështu se kthehet në gjyq politik", tha Xhafaj.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosi: 21/07/2022 23:10

    Shume te forte keta "avokatet" alla Ngjela te Ps. Meqe nuk eshte provuar nuk do te thote qe nuk ka ndodhur por qe pretendimi nuk provohet ne evidence. Si duket kjo lloj mendesie qendron edhe pas qendrimit se meqe ca firma fantazme moren 200 mil euro dhe shteti i kapi "autoret" tek azili pleve, ceshta eshte mbyll dhe mos u merrni me 200 mil eurshin se do ta legalizojme me ligj!!! Dava hajdute te kuq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër