Rezultatet LIVE/ Zyrtarizohen 60 kryetarë të rinj, Veliaj triumfon në Tiranë, vijon numërimi në 1 bashki (VIDEO)

Rezultatet LIVE/ Zyrtarizohen 60 kryetarë të rinj, Veliaj triumfon në Tiranë, vijon numërimi në 1 bashki (VIDEO)

Numërimi i votave në Qendra Numërimi të ndryshme të vendit

24 orë nga nisja e numërimit të votave janë zyrtarizuar emrat e 60 nga 61 kryetarët e rinj të bashkive nga Partia Socialiste në të gjithë vendin. Vijon ende numërimi edhe në bashkinë e Shkodrës.

Pavarësisht bojkotit të PD-së dhe ish-aleatit LSI, në votime në kryeqytet kanë shkuar mbi 171 mijë qytetarë të Tiranës. Pritet që sot të mbyllen edhe pesë bashkitë e mbetura në mënyrë që rezultati të certifikohet përfundimisht që kryetarët e rinj të bashkive të nisin punën.

Vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë (Rezultatet)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Përfundon numërimi i votave në Kukës dhe Durrës, vijon procesi në Shkodër

Përfundon numërimi i votave edhe në Kukës dhe Durrës, ndërkohë që vijon numërimi edhe në Shkodër. Në Kukës është shpallur fitues Safet Gjici me 84% të votave përballë Abedin Oruçit nga BD me 16%.

Ndërsa Në Durrës ka triumfuar Valbona Sako me 91% ndërsa Valbona Sakollari nga BD ka marrë 9%.

Ora 10:35
Vijon ende numërimi i votave për pasuesen e Vangjush Dakos dhe dy bastionet historike të PD-së

Ka përfunduar numërimi i votave në 58 bashki të vendit, ndërkohë që vazhdon numërimi i votave edhe në 3 bashki të tjera vend. Në Kukës ku garon Safet Gjici nga PS përballë Abedin Orucit nga Bindja Demokratike mbeten ende pa numëruar edhe 2 kuti. Numërimi vijon edhe në një tjetër bastion historik të PD-së, Shkodër ku Valdrin Pjetri nga PS nuk ka rival në garë. Ndërsa në Durrës, ku vijon përballja mes zonjash me të njëtin emër Valbona Sako nga PS dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike ka mbetur pa numëruar vetëm një kuti e duket se tashmë kandidatja e PS është drejt zyrtarizimit në krye të kësaj bashkie e cila prej tre mandatesh drejtohet nga Vangjush Dako. (Ndiqni në kohë reale rezultatet në shqiptarja.com)

Ora 10:14
Përfundon numërimi i votave në Peqin, zyrtarizohet Lorenc Tosku

Përfundon numërimi i votave edhe në Peqin. Shpallet fitues Lorenc Tosku, kandidati i vetëm në garë me 5432 vota. Numërimi për këtë bashki nisi në orët e vona të mbrëmjes pas problemeve me mosfunksionimin e kamerës, e cila mbajti pezull këtë proces.

Ora 10:05
Veliaj merr në dorë drejtimin e Tiranës për 4 vite të tjera/ REZULTATET

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do vijojë të drejtojë bashkinë e Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme. Ai është shpallur fitues me 152,230 vota e ndërsa  rivali i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.

Ora 00:39
Nis numërimi në Peqin, brenda orëve pritet të zyrtarizohet fituesi


Në Peqin ka filluar numërimi i votave pas probleme me mosfunksionimin e kamerës, e cila mbajti pezull këtë proces. Lorenc Tosku, kandidati i vetëm në garë pritet që brenda pak orësh të marrë edhe zyrtarisht fitoren.

Ora 00:14
Bashkia e Finiqit ndryshon duar, fiton kandidati i MEGA-s & PS-së

Kristaq Kiço kandidati i MEGA & PS-së për Bashkinë Finiq ka fituar në zgjedhjet lokale me 61% të votave përballë Leonidha Hristo, që drejtonte institucionin deri tani.

Ora 00:11
Gledian Llatja, pasuesi i Sejdinit në Elbasan


Mbyllet zyrtarisht numërimi edhe në Elbasan, ku Gledian Llatja do të pasojë Qazim Sejdinin në krye të bashkisë.

Ora 00:08
Dhimitraq Toli, kreu i ri i bashkisë së Dropullit


Dhimitraq Toli është kreu i ri i bashkisë së Dropullit

Ora 00:07
Nuk ka surpriza në Vlorë, 'Bindja' nuk thyen dot Dritan Lelin


Valbona Mezini e Bindjes Demokratike nuk arriti që të thyente Dritan Lelin në Vlorë, pasi mori vetëm 6% përballë 94% të socialistit që konfirmohet në krye të bashkisë.

Ora 00:02
Mbetet vetëm zyrtarizimi! Veliaj thellon rezultatin ndaj Skendërajt për Tiranën

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi! Erion Veliaj ka marrë mandatin e dytë në bashkinë e Tiranës. Kur kanë mbetur edhe pak kuti numërimi për t'u numëruar, kryetari aktual i Bashkisë thellon diferencën me kandidatin e tij, Arben Skënderaj. Veliaj ka grumbulluar 151,505 vota, ndërsa kandidati i BD-së, Skënderaj  9,327 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 00:00
Saranda mbetet në drejtimin e PS-së


Adrian Gurma është kreu i ri i bashkisë Sarandë, pasi fitoi me 81% të votave përballë Ilir Nikollës që kandidoi si i pavarur dhe mori 19%.

Ora 23:58
Mirdita do të vijojë të drejtohet nga një socialist, mund të pavarurin


Ndrec Dedaj fiton bashkinë e Mirditës me 94% kundër Gjon Ndojt me 6%, që garonte si i pavarur.

Ora 23:56
Kamera mban peng numërimin e votave në Peqin

Peqini është Bashkia në të cilin nuk ka nisur ende numërimi i votave. Siç raporton gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja shkak për këtë është bërë mosfunksionimi i kamerës, e cila mban 'pezull' këtë proces. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:50
Kandidati që premtoi shtëpi publike dhe hashash humbet përballë socialistit në Këlcyrë


Klement Ndoni nga PS-ja ka marrë bashkinë e Këlcyrës duke marrë 85% të votave përballë Shkëlqim Muhajt nga Bindja Demokratike me 11% dhe 4%, që mori Hazbi Kasaj i njohur në rrjetet sociale për premtimet dhe deklaratat e tij.

Ora 23:50
Tërmet Peçi e bën 'tërmet' në Tepelenë

Tërmet Peçi merr bashkinë e Tepelenës me një diferencë të madhe nga kundërshtari i tij, Gëzim Malka. Peçi mori në Tepelenë 4,257 vota, e ndërsa kandidati i PD-së, Gëzim Malka 145 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:44
Merr Bashkinë e Rrogozhinës kandidati i 'fiksuar'' pas tallavasë

5,399 vota ka arritur që të sigurojë kandidati i PS-së në Rrogozhinë, Haxhi Memolla. Ai ishte i vetëm në garë në këto zgjedhjet e 30 qershorit, pas bojkotit të opozitës. Memolla u shndërrua në një personazh në rrjet, teksa shfaqej duke kërcyer muzikë 'tallava'. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:42
Ish-drejtori i Tatimeve, kryetari i ri i bashkisë së Dibrës


Dionis Imeraj, ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tiranës është kryetari i ri i bashkisë së Dibrës, pasi mundi Shkëlzen Qokën nga Bindja Demokratike, që mori vetëm 16% të votave përballë 84% të socialistit.

Ora 23:41
PS-ja i rrëmben Cërrikun LSI-së, pasi mposhti Bindjen Demokratike


Andis Salla ka fituar bashkinë e Cërrikut me 94% të votave përballë Merita Xhikës nga Bindja Demokratike që mori vetëm 6%.

Ora 23:38
Ish-gardisti i 21 janarit merr drejtimin e Bashkisë së Matit, ja sa vota mori

Agron Malaj, ish-gardisti i 21 janarit zgjidhet në krye të Bashkisë së Matit. Ai ka arritur që të marrë 7,936 vota. Kandidatura e tij ka sjellë reagime të shumta nga opozita, e megjithatë ai mori besimin e matjanëve për të marrë drejtimin e këtij qyteti. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:33
Përfundon numërimi në Krujë, rikonfirmohet Artur Bushi

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Krujës. Artur Bushi merr konfirmimin në detyrë, teksa ka grumbulluar 17,888 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:26
Kandidatura më e fortë e BD-së 'dështon', Filo merr Korçën

Leonard Olli, një nga kandidaturat më të forta të 'Bindjes Demokratike' nuk ka arritur që të grumbullojë më shumë se 1,758 vota në Korçë. Kandidati i PS-së, Sotiraq Filo ka marrë Bashkinë e Korçës, teksa ka grumbulluar 20,831 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:18
Rakip Suli 'thyen' sundimin e Xhelal Mziut në Kamëz

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat, të cilat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste, Rakip Suli ka marrë Bashkinë e Kamëz me 6764 vota, ndërsa kandidati i BD Ylber Gjeta ka marrë 183 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:10
Përgjimet e 'Bild' nuk ndikuan, Elton Arbana merr Bashkinë e Shijakut

Përfundon procesi i numërimit të votave në Shijak, ku ka fituar kandidati i PS-së, Elton Arbana. Arbana ka mbledhur 5391 vota, ndërsa kundërshtari i tij nga 'Bindja Demokratike' Arben Pohumi ka grumbulluar 449 vota. Arbana ishte një ndër personat e përmendur në përgjimet e publikuara nga Bild për dosjen 339, por ai mohoi kategorikisht ato akuza. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 23:09
Ish-zv/ ministri i Arsimit, kryebashkiaku i ri i Beratit


Ashtu sikur pritej, Ervin Demo fiton bashkinë e Beratit me 90% të votave përballë Pavlo Shkarpës me 5% dhe Plarent Aleksit po me 5%.

Ora 23:03
Mbaron numërimi i votave/ Xhakolli merr bashkinë e Pogradecit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkisë Pogradecit. Në krye të kësaj bashkie është zgjedhur Ilir Xhakolli. Xhakolli, i cili ishte i vetëm në garë, mori 17,298 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 22:46
Topçiu thyen rekordin brenda PS, merr mandatin e 6-të dhe bëhet kryebashkiaku më jetëgjatë

Gëzim Topçiu është kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste, i cili mori dhe  mandatin e gjashtë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pas numërimit të 81 kutive të votimit, Topçiu mori 13,656 vota, duke u konfirmuar në detyrë.

Topçiu u zgjodh për herë në parë në krye të Bashkisë së Maliqit në vitin 2000, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi me 52.85% të votave. Në këto zgjedhje, ai ishte i vetëm në garë. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 22:39
Ish-deputeti demokrat humbet garën për bashkinë e Klosit


Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha nuk ka mundur që të fitojë garën për bashkinë e Klosit përballë Ilmi Hoxhës që mori 68% të votave.

Ora 22:36
Kuçova mbyll numërimin e votave, zgjidhet kryebashkiaku i ri

9570 vota ka arritur që të marrë kandidati i PS-së në Kuçovë, Kreshnik Hajdari. Hajdari ishte i vetëm në garë për Bashkinë e Kuçovës. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 22:35
Njihuni me mësuesen që u bë kryebashkiake e Përmetit


Alma Hoxha është kryebashkiakja e re e Përmetit. E vetme në garë Hoxha mori 4204 vota. E lindur në maj në 1972 ,në Këlcyrë, ajo kreu studimet ne gjimnazin “Sami Frashëri ‘ në Përmet më tej nisi studimet për Gjuhë-Letërsi, në Universitetin “Eqerem Çabej “Gjirokastër. Vitet e para pas shkollës punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtore në shkollen “Meleq Gosnishti” në Përmet. Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores së Drejtorinë Arsimore Rajonale. Gjithashtu ishte nënprefekte e Gjirokastrës më pas për tri vite me radhë. Prej vitit 2013 Alma Hoxha drejtoi Zyrën Arsimore të Përmetit.

Ora 22:27
Shpallet fituesi edhe në Lezhë, ja sa vota mori kaubojsi


Nuk ka surpriza edhe në Lezhë, pasi Pjerin Ndreu fitoi me lehtësi garën përballë Eduart Ndocajt, pasi Salvador Kaçaj u tërhoq nga gara disa javë para 30 Qershorit.

Ora 22:22
PS-ja merr edhe drejtimin e bashkisë së Devollit


Edhe në Devoll janë mbyllur numërimet e kutive të votimit dhe fitues është shpallur Eduard Duro nga PS-ja. Në këtë bashki kandidonin katër persona, Duro mori 84%, Fezi Shaholli mori 9%, Artur Porpollogu 5% dhe Ylli Cenkolli 3%.

Ora 22:09
Ish-deputeti i PS-së i merr LSI-së bashkinë e Gjirokastrës

Flamur Golemi zyrtarisht në krye të bashkisë së Gjirokastrës. Në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme është mbyllur numërimi i të gjitha kutive të votimit. Flamur Golemi i vetëm në garë mori 10681 vota.

Ora 17:59
Zyrtare/ Një grua në krye të bashkisë Kurbinit


Kandidatja socialiste Majlinda Cara është fituese e zgjedhjeve lokale në Kurbin. Në përfundim të numërimit të votave, Cara ka marrë 6623 ose 87% të votave të qytetarëve, ndërsa Edmond Piroli 966 ose 13% të votave.

Ora 17:02
Numërimi në Tiranë drejt përfundimit, Veliaj lë pas kundërshtarin e tij/ REZULTATET

Procesi i numërimit të votave në kryeqytet duket se është drejt përfundimit. Erion Veliaj kryebashkiaku që rikandidon për një tjetër mandat deri në këto momente është dukshëm në avantazh me 126,613 ndërkohë që Arben Skënderi nga Bindja Demokratike ka arritur të mbledhë 8,163 vota. Deri më tani janë numëruar 774 nga 919 kuti votimi në të gjithë kryeqytetin.  (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 13:10
Filo e bën fakt të kryer fitoren në Korçë: Mirënjohës që më votuat, do punojmë edhe për ata që nuk votuan (VIDEO)

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotirq Filo edhe pse fitorja e tij nuk është publikuar ende zyrtarisht, për shkak të diferencës së madhe të votave  në favor të tij, ka bërë që ai të dal në një prononcim për mediat ku ka falenderuar të gjithë votuesit dhe ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës.
 
Filo ka deklaruar se rëndësishme është që qytetarët votuan të qetë dhe  nuk u shënuan incidente pavarësisht situatës të fryrë nga militantët e PD dhe të LSI. Në fund ai ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët pa bërë dallime nëse ata votuan atë apo kundërshtarin e tij.

"Jam shumë i lumtur që banorët e Korçës me kanë votëbesuar për një mandat te ri. Procesi zgjedhor... ishte e rëndësishme që u bënë të qeta. Në fund ishte me sukses me zgjedhje demokratike. Ata që donin votuan. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata votues që u paraqitën dhe më votuan. Dëshiroj t'ju them edhe atyre që votuan kandidatin tjetër dhe atyre që nuk votuan fare, që do të përkushtohem për katër vitet pavarësisht për kë kanë zgjedhur. Kemi mbyllur një mandat të rëndësishëm për Korçën. Ajo që është e rëndësishme është ajo që na pret. Kemi shumë punë përpara. Tashmë duhet ti çojmë në projekte konkrete për çdo familje të Korçës" ka thënë Filo.

Sotiraq Filo ka marrë 20831 vota ndërsa kundërshtari i tij politik  Leonard Olli i cili kandidoi nën siglën e Bindjes Demokratike ka marrë 1759 vota. Nga ana tjetër kanë dalë në total edhe 1902 vota të pavlefshme.

Ora 12:58
Zguri: Rezultati i pjesëmarrjes u mor me telefonata, jo nga sistemi elekronik (VIDEO)

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, në një deklaratë për mediat, tha se transmetimi i të dhënave paraprake për votuesit në total dhe pjesëmarrjen, shfaq pasiguri për rezultatet reale. Zguri tha se raportimi i të dhënave është bërë me telefonata, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara që janë bërë përmes sistemit elektronik.

"Janë të dhëna jo zyrtare dhe të marra me telefon, cka sjell pasiguri për shifrat e raportuara. Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik. Kjo rrit pasigurinë lidhur me shifrat e publikuara", tha Zguri

Sipas Zgurit, ndryshimi i rezultatit të pjesëmarrjes shfaqur mbrëmë nga KQZ, me rezultatet e votave që po dalin me mbylljen e procesit të numërimit në disa bashki, ku dalin më shumë vota nga numri në total i votuesve raportuar paraprakisht nga KQZ, ose është tregues paaftësie në raportim por edhe tregues parregullsie. "Se cfarë ka ndodhur kjo do të zbulohet nga një proces i kujdesshëm hetimi administrativ", tha ai, duke kërkuar bashkëpunimin e subjekteve zgjedhore që vënë në lëvizje KQZ-në. "Kolegët t'i ndjekin nga afër raportimet mediatike të sjellin qartësi t ëplotë për këtë problematike", tha Zguri. 

Ora 12:28
KQZ sqaron hendekun e shifrave: Nuk janë marrë në rrugë zyrtare, do veprojmë me seriozitetin e duhur (VIDEO)

Komisioni Qendror Zgjedhor sqaron hendekun e shifrave të krijuar mes pjesëmarrjes së publikuar ditën e djeshme pas mbylljes së procesit të votimit me atë të listës së fituesve. Përmes zëdhënëses së saj Drilona Hoxhaj, KQZ sqaron se rezultatet e publikuara ditën e djeshme janë sjellë nga komisionerët në rrugë jo zyrtare, por përmes telefonatave me komisionerët.

Sipas saj disa komisionerë nuk kanë dërguar kutitë me procesverbale në disa prej qendrave të votimit. Ajo u shpreh se KQZ do veprojë me seriozitetin më të madh.

Deklarata e plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen onlinë të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.

Ora 11:42
Përfundon procesi i numërimit të votave në Fier, Subashi zyrtarisht kryebashkiak

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Fier. Fitues është shpallur Armando Subashi me 38,898 vota. Ai garonte i vetëm në këtë garë. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 09:23
Shpallet fituesi i garës për bashkinë e Selenicës

Përfundon procesi i numërimit të votave në Selenicë. Pëllumb Binaj kandidat i PS shpallet fitues me 5819 vota. Kandidati i BD Marildo Hodaj ka marrë 401 vota ndërsa kandidati i PKSH Shahin Çelaj ka marrë 73 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 09:18
Zyrtarizohet kryebashkiakja e Patosit

Përfundon numërimi i votave në Patos. Shpallet fituese kandidatja e PS, Rajmonda Balilaj. Ajo arriti të sigurojë 8465 vota ndërkohë që nuk kishte rival në këtë garë.  (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 08:56
PS merr drejtimin e bashkisë së Delvinës për 4 vitet e ardhshme

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Delvinës. Kandidatja e PS Majlinda Qilimi do të drejtojë këtë bashki për 4 vitet e ardhshme. Ajo nuk kishte rival në këtë garë duke marrë 2608 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale).

Ora 08:54
Krali flet si kryebashkiak i Kavajës: Falenderoj dhe ata që nuk më votuan, e kuptoj trysninë ku janë gjetur (VIDEO)

Menjëherë pasi është shpallur fitues si kryetar për Bashkiënë e Kavajës, Redjan Krali ka folur për gazetaren e Report tv, Doris Sallaku. Ai është shfaqur entuziast duke thënë se rezultati ishte më i lartë se sa e priste.

"E ndoqa vetë procesin. Shkoi shumë mirë. Votimi ishte në pritshmëritë e mia. Falemderoj qytetarët e Kavajës dhe ata që nuk më votuan. E kuptoj trysninë ku janë gjetur. Unë duhet të përvesh mëngët. Jam shumë i kënaqur me rezultatin. I ka kaluar pritshmëritë, prisja edhe më pak", tha Krali për Report tv.

Ora 08:39
Mbyllet numërimi në Kavajë, Krali zyrtarisht kryetar bashkie

Ka përfunduar numërimi i votave në Kavajë. Katër vitet e ardhshme kjo bashki do të drejtohet nga kandidati i PS Redjan Krali i cili fitoi bindshëm ndaj kandidatit të Bindjes Demokratike Bledar Sinella. Në këtë garë Krali mori 7426 vota përballë 122 votave të Sinellës. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 08:35
Mbyllet numërimi i votave në Vaun e Dejës, Mark Babani merr drejtimin e bashkisë për 4 vitet e ardhshme

Mbyllet numërimi i votave në Vaun e Dejës. Shapllet fitues Mark Babani, i cili nuk kishte rvial në këtë garë. Babani mori 6223 vota dhe do të drejtojë Bashkinë e Vaut të Dejës për 4 vitet e ardhshme. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 08:12
Përfundon numërimi i votave në Has, shpallet fitues Liman Morina

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Hasit. Fitues është shpallur kandidati i PS, Liman Morina i cili nuk kishte rival në këtë garë. Morina u votua  4276 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 07:56
Lefter Alla fiton bindshëm përballë kandidatit të BD në Bulqizë

Lefter Alla kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Bulqizës përballë kandidatit Të Bindjes Demokratike, Ilir Balla. Alla u shpall fitues me 7,529 vota ndërsa rivali i tij mori 543 vota. (Ndiqni rezultatet në kohë reale në Shqiptarja.com)

Ora 07:29
Fredi Kokoneshi vijon drejtimin e Divjakës është për një tjetër mandat


Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës. Ai nuk kishte rival përballë, ndërsa u votua me 13513 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:56
Taçe mund bindshëm Ibrahimin dhe merr Bashkinë e Gramshit

Gramshi është bashkia tjetër në të cilën PS-ja ka marrë një fitore bindshëm me kandidatin Klodian Taçe. Ndërkohë kundërshtari i tij ka grumbulluar Sabri Ibrahimi 603 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:53
Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe

Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, e ndërsa kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron 493 vota.

Marinaj u zgjodh në krye të Bashkisë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai u bë pjesë e politikës lokale pas aktivitetit të tij si biznesmen prej më shumë se 20 vitesh. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:47
Zyrtarizohet edhe emri i ri i kryetarit të bashkisë së Pukës


Pa kandidat përballë Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:36
PS merr bashkinë e 18-të/ Memaj kryebashkiakja më e re në Urën Vajgurore

Juliana Memaj është kryebashkiakja tjetër nën logon e PS-së, e cila ka marrë drejtimin e një tjetër Bashkie, atë të Urës Vajgurore. Juliana Memaj ka arritur të sigurojë 7,666 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:35
Gjici në Kukës: Ishte garë e fortë, s'ka festë, duhet t'i përvishemi punës

5 kuti nga fundi, Safet Gjici udhëheq me rezultat të thellë garën në Kukës përballë Abedin Orucit. Në një prononcim për Report Tv, Gjici u shpreh se "Deri tani procesi i votimit ka shkuar mirë, ka kaluar mbi 50%. Përshëndetës qytetarët, unë do të jem këtu për të vlerësuar këtë votë shumë të rëndësishme.

Unë jam në garë, prandaj kam qëndruar këtu, kam pasur një kundërshtar jo të lehtë. Do të shikojmë procesin deri në fund për të folur më pas për rezultatin. Premtimi im i parë është që nuk do i zhgënjej, duhet ti përvishemi punës dhe jo të gëzojmë
" tha ai.

Ora 06:28
PD-ja i dorëzon bashkinë e Tropojës PS-së/ Triumfon Byberi

Rexhe Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës, një vend i cili njihet historikisht si një bastion i djathtë, vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kandidati i PS-së Byberi ka marrë 3538 vota, krahasuar me kundërshtarin Edison Hasanaj. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:27
Humbet Bindja Demokratike, njihuni me kryetarin e ri të bashkisë së Mallakastrës


Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% duke fituar bashkinë e Mallakastrës përballë rivalit të Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, që mori vetëm 8%. Deri tani kjo bashki është drejtuar nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur si përfaqësues nga radhët e PD-së. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 06:19
Kastriot Gurra konfirmohet në Librazhd


Kastriot Gurra merr mandatin e dytë në bashkinë e Librazhdit. Gurra nuk kishte kandidat përballë, ndërsa u votua nga 10089 qytetarë. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 05:54
LSI-ja dorëzon Skraparin te PS-ja, Adriatik Mema kryebashkiaku i ri


Adriatik Mema merr zyrtarisht drejtimin  e bashkisë së Skraparit, që mandatin e fundit u drejtua nga një përfaqësues i zgjedhur nga LSI-ja. I vetëm në garë, Mema mori 4505 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 05:46
Mbyllet numërimi, Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e Lushnjes

Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e bashkisë së Lushnjes. Ai mori 28086 duke u konfirmuar edhe për katër vite të tjera në drejtimin e bashkisë. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 05:41
Belba fitore bindëse në Bashkinë e Prrenjasit/ Mbyllet votimi

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Prrenjasit. Janë numëruar 39 kutitë e votimit, nga të cilat ka dalë fitues me një diferencë të madhe votash kandidati i PS-së, Nuri Belba. Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 05:36
Vora 'vishet' rozë/ Kajmaku merr drejtimin e Bashkisë

Agim Kajmaku është kryetari i ri i Vorës. Kandidati socialist ka marrë 6208 vota, pasi procesi i numërimit u mbyll në orën 05:30 të mëngjesit. Kajmaku do të zëvendësojë kryebashkiakun e Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismailin. Ky i fundit ka marrë vlerësime nga kryeministri Edi Rama pak ditë. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 04:36
Zyrtarisht një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në Shqipëri, Zotkaj merr mandatin e pestë

Në fillim përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe më pas i Partisë Socialiste, Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681vota. Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai  fitoi me 72.46% të votave. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 04:22
266 nga 919 kuti/ Erion Veliaj fiton bindshëm në Tiranë


Në bashkinë e Tiranës vijon numërimi i votave. Deri në orën 04:20 janë numëruar 266 nga 919 kuti, nga të cilat Erion Veliaj udhëheq me 94% të votave, ndërsa Arben Skënderaj ka marrë 6%. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 04:12
Aktori i humorit merr drejtimin e Kolonjës (Rezultati i zgjedhjeve)


Aktori i njohur Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë. Ai mori 93% të votave përballë 3% të Fatjon Fekës nga Bindja Demokratike. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 04:01
Mbyllet numërimi në Roskovec/ Konfirmohet në detyrë kryebashkiakja miliardere

Majlinda Bufi konfirmohet në detyrë. Ajo ka arritur që të marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi. Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen. Ajo është një nga kryebashkiaket më të pasur. Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme

Ora 04:00
Rikonfirmim edhe në Belsh, kandidati i PS-së fiton bindshëm


Edhe në Belsh është shpallur fituesi. Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97%. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 03:59
Në katër Bashki '0' kuti të hapura/ Ja ku nuk ka nisur ende numërimi

1561939321_shkodra.jpg

Teksa ora shënon 04:00, nuk ka nisur ende numërimi i votave në katër Bashki në vend. Më konkretisht në Bashkinë e Peqinit, Kavajës, Kurbinit dhe Shijakut. Për këtë të fundit, është caktuar që numërimi do të nisë në orën 10:00, e ndërsa për tre bashkitë e tjera nuk ka ende një orë.

Ora 03:50
Në tre KZAZ në Vlorë nisja e numërimit shtyhet për në 08:00

Në Vlorë ka nisur numërimi në KZAZ-në 82 te Pallati i Kulturës, e cila ka 51 qendra votimi. KZAZ-ja 81, 83 dhe 84 do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit.

Ora 03:49
Zyrtare, Jorgo Goro në krye të bashkisë së Himarës edhe për 4 vite


Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar edhe për një tjetër mandat, i treti në krye të bashkisë, pasi mori 4209 vota. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 03:35
PS në Konispol njeh rritje krahasuar me 2015/ Shpallet fituesi

Shuaip Beqiri ka arritur të sigurojë 3328 vota në Bashkinë e Konispolit. Në zgjedhjet e 2019, kandidati i PS-së ka marrë 2630 vota, e ndërsa në zgjedhjet e 30 qershoriai ka njohur një rritje të ndjeshme. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 03:22
Rikonfirmohet për një tjetër mandat kandidatja e PS-së në Libohovë


Kandidatja e PS-së Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota nga numërimi i 12 kutive gjithsej. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 03:18
Numërimi në Elbasan, Gledian Llatja: Janë plotësuar pritshmëritë, tani do mbaj premtimet

Kandidati i PS-së në Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se pritshmëritë për daljen në votime janë plotësuar, por kryesorja është që nuk pati asnjë problem. "Procesi i plotësoi pritshmëritë, e para ishte që të mos kishte probleme. Qytetarët dolën votuan, ne bëmë një fushatë shumë të mirë dhe ata e respektuan.

Këtu ndodhen vëzhguesit e OSBE-së po monitorojnë, por edhe vëzhguesit e subjekteve të tjera për anëtarë të këshillit bashkiak. Kam tjetër plan për momentin. Kemi bërë një fushatë, u kemi premtuar njerëzve dhe do të jem i fokusuar aty. Nesër do të jemi sërish në terren me njerëzi
t" tha ai.

Ora 03:17
Mbyllet votimi/ Tuci merr një tjetër mandat në Fushë-Arrëz

Janë numëruar 16/16 kutitë e votimit në Fushë-Arrëz. Kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota. Ai ka arritur që të marrë një tjetër mandat në Fushë-Arrëz. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 03:16
Ora 03:00/ Rezultatet e votimit në 30 Bashki

1561939656_shijak.jpg

Elbasan
Kuti Votimi 33/235
Gledjan Llatja 4928 vota

Fier
Kuti Votimi 16/226
Armando Subashi  2586 vota

Gjirokastër
Kuti Votimi  2/70
Flamur Golemi 324 vota

Gramsh
Kuti Votimi 22/63
Sabri Ibrahimi 317 vota
Klodian Tace 3737

Has
Kuti Votimi  13/34
Liman Morina 1416 vota

Kamëz
24/127
Kuti Votimi Rakip Suli 1849 vota
Ylber Gjeta 84 vota

Himarë
Kuti Votimi  26/83
Jorgo Goro 2904

Klos
17/32 kuti
Bedri Hoxha 922 vota
Ilmi Hoxha 1999 vota

Kolonja
32/34
Fatjon Feka 297 vota
Erion Isai 4090 vota

Korça
45/167
Leonard Olli 398
Sotiraq Filo 5639

Krujë
21/88
Artur Bushi 4746

Kukës
10/88
Abedin Oruci 388
Safet Gjici 1052

Kuçova
19/70
Kreshnik Hajdari 2208

Këlcyra
12/21
Klement Ndoni 1331
Shkëlqim Muhaj 194
Hazbi Kasaj 76

Belsh            
Arif Tafani 6132 
Jashar Elezi 157                       

Berat   
Evin Demo 3953
Pavlo Shkarpa 337
Plarent Aleksi 197 

Bulqizë
Lefter Alla 2699 I
lir Balla 155

Cërrik
Andis Salla 1994
Merita Xhika 107

Delvinë
Majlinda Qilimi 337

Devoll
Eduard Duro 3204
Fezi Shaholli 249
Artur Porpollogu 139
Ylli Cenkolli 49

Dibër
Dionis Imeraj 3050
Shkelzen Qoka 366

Divjakë
Fredi Kokoneshi 4174

Dropull
Dhimitraq Tole 2246

Durrës
Valbona Sako 650
Valbona Sakollari 56

Ora 02:57
Nis numërimi në Finiq, dalin rezultatet e para

1561942683_1561942335bashkiafiniq.jpg
Nis numërimi edhe në bashkinë e Finiqit, teksa përballë janë Kristaq Kiço dhe Leonidha Hristo.
Bashkia Finiq-kutia e parë
Kristaq Kiço 190
Leonidha Hristo 128

Ora 02:32
Mbyllet zyrtarisht votimi/ Ja kush është kryebashkiaku i ri në Memaliaj

Përfundon numërimi në Memaliaj. Janë numëruar 33 kutitë e votimit, ku kandidati i PS-së, Gjolek Guci. Ai ka marrë 4206 vota gjithsej. (Ndiqni në Shqiptarja.com rezultatet në kohë reale)

Ora 02:28
Veliaj thellon diferencën për Tiranën, 11 mijë vota para kandidatit të BD

Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin ndaj kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj. Referuar të dhënave zyrtare, të cilat mund t'i shihni në kohë reale në faqen Shqiptarja.com, nga 77/919 kuti të numëruara, Veliaj ka grumbulluar 12,406 vota e ndërsa Skënderaj 749 vota.

Ora 02:15
Kandidati në Dibër për Report Tv: BD, si të isha në shtratin tim! Shpresoj të bëhem kryetar bashkie

Për mikrofonin e Report Tv ka folur edhe kandidati i Bindjes Demokratike, Shkëlzen Qoka i cili tha se ka pritshmëri të mëdha nga votimi, e ndërsa ka sqaruar se nuk ka pasur përplasje me Gjunkshin, kur iku nga PD-ja.  

"Dalja e Bindjes Demokratike ishte normale si të isha në shtratin tim. Nuk kam pasur përplasje me Gjunkshin kur ika nga PD-ja. Unë pres mundin, djersën dhe sakrificën e të gjithë atyre që kanë besuar te unë. Kam bërë një politikë për Dibrën. Këtu nuk janë vetëm të majtët, por edhe të mitë në kuti, shpresoj që të jenë në shumicë të bëhem kryetar bashkie", tha Qoka.

Ora 02:11
Saranda nën monitorimin e OSBE-së, del rezultati për pesë kutitë e para

Vijon numërimi i votave në Sarandë nën monitorimin e vëzhguesve të OSBE-së, ndërsa më poshtë po sjellim rezultatin e pesë kutive të para.
Rezultati i 5 kutive të para në Sarandë;
Adrian Gurma PS 665
Ilir Nikolla i Pavarur 155
Pavlefshme 52

Ora 02:06
Në Shijak numërimi i votave nis nesër në orën 10:00


Nesër në orën 10:00 fillon numërimi i votave për bashkinë e Shijakut, sipas kandidatit të PS-së.

Ora 02:01
Ndryshon plani në Shkodër, nis numërimi në dy KZAZ, dy të tjerat nesër

E ndërsa ishte vendosur që numërimi në Shkodër të niste nesër për katër KZAZ-të, gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se është ndryshuar plani. Procesi i numërimit ka nisur në KZAZ-në 3 dhe 5, ndërsa për KZAZ-të 2 dhe 4 do të nisë nesër fillimisht me fletët e votimit për kandidatët.

Ora 01:58
Imeraj për Report Tv: I kënaqur nga pjesëmarrja në Dibër...sqaron incidentin me votën e gruas!

Në një prononcim për Report Tv, kandidati në avantazh në Bashkinë e Dibrës, Dionis Imeraj ka mohuar akuzat e PD-së, se PS-ja po mbush kutitë me fletë votimi fiktive. I intervistuar nga gazetarja Odeta Dume, Imeraj është shprehur se është i kënaqur me pjesëmarrjen, e ndërsa ka sqaruar edhe lajmin që u shpërnda në disa portale se bashkëshortja e tij, ka ngatërruar kutinë e votimit.

"Jam i kënaqur me pjesëmarrjen. Mbetet për të parë rezultatin. Nuk kemi mbushur kutitë me fleta votimi, ka qenë një proces votimi shumë i rregullt. Nuk është aspak kutia e gabuar, gruaja ime nuk ka ndërruar fletët e votimi", tha Imeraj.

Ora 01:56
Nis numërimi në Sarandë, del rezultati i tre kutive të para

Ka nisur numërimi i votave edhe në Sarandë në KZAZ-në nr. 88.
Rezultati i kutisë së parë;
Adrian Gurma PS 140
Ilir Nikolla i Pavarur 26

Rezultati i kutisë së dytë;
Adrian Gurma PS 153
Ilir Nikolla i Pavarur 32

Rezultati i kutisë së tretë;
Adrian Gurma PS 143
Ilir Nikolla i Pavarur 35

Ora 01:11
Vijon numërimi në Selenicë, kandidati i PS-së: Ditë plebishitare për votën e lirë

Në Selenicë po vijon numërimi i votave. Kandidati i PS-së Pëllumb Binaj u shpreh se procesi ka qenë i qetë. "Procesi vijon normalisht, shpresojmë që procesi të ecë normalisht. Procesi i votimit ishte i qetë, nuk pati asnjë incident në të gjithë bashkinë e Selenicës. U kthye në një ditë plebishitare për votën e lirë, në kuti janë hedhur rreth 6380 vota në mënyrë të lirë, që tregon se pjesëmarrja ka qenë tepër e kënaqshme" tha ai.

Ora 00:54
Shkodra 'fle gjumë', numërimi i votave nis të hënën në mëngjes

Ndryshe nga 24 Bashkitë e tjera në vend ku ka nisur që të hapen kutitë e para, Shkodra do të nisë numërimin ditën e nesërme në orën 08:00.

Ora 00:52
Shkon në 24 numri i Bashkive ku ka filluar numërimi/ Hapen 6 kutitë e para në Krujë

Nis numërimi në Bashkinë e Krujës. Janë hapur 6 kutitë e para. Në Krujë, kandidon Artur Bushi nën logon e PS-së.

Ora 00:43
Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Nga Jugu në Veri nis numërimi i votave (FOTO)
Ora 00:42
Nis numërimi i votave në Himarë dhe në Lezhë
Ora 00:34
Shpallet fituesi i parë i 30 Qershorit, në Pustec fiton kandidati i PS-së


Mbyllet numërimi i votave në Pustec, fiton kandidati i PS-së, Pali Kolefski me 645 vota diferencë përballë kandidatit Edmond Themelkos, që dorëzon bashkinë pas humbjes. Kandidati i PS-se mori 1505 vota, ndërsa Themelko 859. 

Ora 00:28
Nis numërimi në Korçë, Librazhd, Cërrik, Prrenjas dhe Belësh

Fillon numërimi edhe në katër bashki të qarkut të Elbasanit, në Librazhd, Cërrik, Prrenjas dhe Belësh. Gjithashtu edhe në Korçë sapo ka nisur numërimi i votave.

Ora 00:13
Numërohet kutia e parë në Tropojë/ 59 vota para kandidati i PS, 9 të pavlefshme

Tropojë
Edison Hasanaj BD 3 vota
Rexhe Byberi PS 62 vota
9 vota të pavlefshme

Ora 00:11
Safet Gjici në rreshtin e parë/ Ndjek hap pas hapi numërimin e votave (FOTO)

Kandidati i Partisë Socialiste për Kukësin, Safet Gjici po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi sjell foto teksa shihet Gjici i ulur ne rreshtin e parë duke ndjekur hap pas hapi  numërimin. Ai garon për Bashkinë e qytetit verilindorë përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Abedin Oruci.

Ora 00:05
1 kuti nga fundi, në Pustec udhëheq me 500 vota kundër rivalit


Në Pustec janë numëruar 7 nga 8 kuti në total. Kryeson Pali Kolevski i PS-së me 500 vota përballë kandidatit të Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), Edmond Themelko.

Ora 00:02
Nis numërimi në Tiranë, kutia e parë: Veliaj 162 vota, Arben Skënderaj 13

Ka nisur numërimi i votave edhe për bashkinë e kryeqytetit, teksa Erion Veliaj udhëheq përballë Arben Skënderajt. Nga kutia e parë, Veliaj ka marrë 162 vota, ndërsa Skënderaj 13.

Ora 23:45
OSBE monitoron numërimin e votave në Vlorë

Në pritje të nisjes së numërimit të votave në Vlorë janë stacionuar disa nga vëzhguesit e OSBE-së në KZAZ-në nr. 81. Report Tv sjell pamjet.

Ora 23:43
Numërohen 4 QNV në Kolonjë/ Ja me sa vota është në avantazh kandidati i PS-së

1561930446_numerim.jpeg

Kolonjë
QNV nr.4040
PS 117 vota
BD 1 votë
QNV nr.4044
PS 223 vota
BD 13 vota
QNV nr.4024
PS 183 vota
BD 0 vota
QNV nr.4023
PS 56 vota
BD 0 vota

Ora 23:41
Numërohen dy kutitë e para në Kolonjë/ Aktori i humorit në avantazh të thellë

Kutia e parë në Kolonjë
Erion Isai i PS-së 56 vota
Fation Feka i BD-së 0 vota

Kutia e dytë
Erion Isai i PS-së 183 vota
Fation Feka i BD-së 9 vota

Ora 23:32
Numërohen dy kutitë e para në Këlcyrë/ Dy kandidatë me nga një votë

Përfundon kutia e parë në Këlcyrë. Kandidati  Klement Ndoni i PS-së ka marrë 100 vota, Shkëlqim Muhaj i BD 1 votë, gjithashtu edhe kandidati i Shpresë për Ndryshim, Hazbi Kasaj ka marrë 1 votë.

Ora 23:15
Fillon numërimi i votave në Elbasan, Ersekë, Has, Kolonjë dhe në Dropull

Ora 23:03
Ka nisur numërimi i votave në Tepelenë dhe Memaliaj


 

Ora 22:58
Numërohen dy kutitë e para në Pustec/ Ja kandidati në avantazh

Numërohen dy kutitë e para në Pustec. Kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 525 vota ndërsa kandidati i Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), Edmond Themelko ka marrë 231 vota.

Ora 22:53
Gati numërimi i votave edhe në Vlorë, krahasimi me 2015 (Shifrat)


Në KZAZ-në 82, 84, 85 dhe 86 në Vlorë janë marrë të gjitha kutitë e votimit në dorëzim ndërsa pritet që të nis numërimi. Ne 2017, PS si subjekt ne gjithe Qarkun Vlore ka marre 65,684 vota. Nderkaq, votues ne 2019 ne gjithe qarkun Vlore jane 64,952.

Ora 22:49
Në orën 01:30 pritet që të nisë numërimi në Krujë


Në Krujë pritet të fillojë numërimi rreth orës 01:30 sipas burimeve të Report Tv, pas dorëzimit të kutive të votimit.

Ora 22:46
Dorëzohen të gjitha kutitë, nis numërimi në Lushnje

Fillon numërimi në KZAZ-në nr. 55 në Lushnje me 5 grupe, janë gjithsej 65 kuti.

Ora 22:03
Nis numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit

Pusteci është Bashkia e parë në të cilin ka nisur numërimi i votave. Siç raporton gazetarja Gladiola Hoxha, janë hapur tre kutitë e para të votimit.

Ora 21:36
Erion Veliaj rikonfirmohet me rekord në Tiranë, fitore si në 2015 por pa LSI-në

1561905986_veliaj.jpg

Erion Veliaj ka arritur një fitore të shkëlqyer në Tiranë duke u rikonfirmuar. Pavarësisht bojkotit të PD-së dhe ish-aleatit LSI, në votime kanë shkuar mbi 171 mijë qytetarë të Tiranës.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2015 dhe pritshmërinë e kandidatit tjetër të Bindjes Demokratike që sipas sondazheve ishte rreth 3-4%, i bie që Veliaj, edhe pse pa LSI-në, ka marrë të njëjtat dhe më shumë vota më ato të katër viteve më parë. 

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ka marrë 160,235 vota në vitin 2015, por atëherë Partia Socialiste ishte në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në ato zgjedhje PS-ja si parti mori 108,290 vota, ndërsa LSI-ja 54,292 vota, që ishin 18.25% të totalit të votave, pra duket qartë se pesha e partisë aleate ishte shumë e rëndësishme në koalicionin ASE.

Sot në mbyllje të kutive të votimit pjesëmarrja ka qenë 171.390 mijë votues. Në garë për Bashkinë e Tiranës është Veliaj dhe Arben Skënderi, një emër i ri në skenën e politikës shqiptare.

Ora 21:33
Protesta e opozitës s'ka ndikuar/ Në Dibër më shumë votues së në 2017

Ndonëse Dibra ka qenë një nga pikat e nxehta, ku u sulmua nga mbështetës të PD me në krye përfaqësues të kësaj force politike, kjo nuk ka ndikuar në % e pjesëmarrjeve në votime, përkundrazi. Në qarkun e Dibrës ka një përqindje të lartë votuesish në raport me ata që kanë votuar socialistët në në zgjedhjet e 2017.

Sipas rezultatit të vitit 2017, për socialistët në atë qark kanë votuar 24 mije votues, e ndërsa më 30 qershor pjesëmarrja e votuesve në Qark është 38 657 votues.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 01/07/2019 21:37

    Iku PD iku LSI po kush na erdhi?PSja.Asgje e re.Rama nuk po thote qe dikujt ju hap rruga e burgut por perseri po kerkon qe te bashkpunoje.Une e quaj bashkpunim ne vjedhje,korrupsion e te gjitha qe vijne mbrapa.U harrua 21 janari,Gerdeci,Shkelzeni.Harroi tepsine,timonin.Veliaj nga 1 milion banore as 200 mije vota nuk paska marre.Fitore quhet kjo??????.

    Përgjigju
    • Altini: 02/07/2019 01:03

      Po kujt i plasi per 21 janarin. Keta te PS vun ne Mat nje ish gardist te 21 janarit. Mjere ata qe u vrane se iken kot fare.

  • NESTI NANO: 01/07/2019 08:23

    Iku LSI per lesh. Te fala Elona Guri dhe MONIKA. Bye bye....

    Përgjigju
  • REXGEP TAIP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 23:29

    O mona a e pe Erjon Velin çfar ju bëri o mona vërri. Tani e ka radhën likja që me respekt e dashuri do flytyroi nga presidenca. Prandaj ti boni prasin gati ilirit që tja rrasin e tritan preshit tja kaloi e rekordin e preshit ta fitoi o mona karralloi.

    Përgjigju
  • Tir: 30/06/2019 21:55

    Bravo Dibra! Mona&Luli bye bye

    Përgjigju
    • Dada: 01/07/2019 10:04

      Pd thote ka renje te votuese te ps. Po ne nuk na rezulton ps ka marre votat e veta. Athere pd duhet te kerkoj falje kur thote shqiptaret kane ikur nga shqiperia dhe me dat 30 qershor nuk kane qene ne shqiperi. Ku nr i votueseve eshte me i vogel. Ose nuk kan ikur nga shqiperia por nuk kane shkuar ne votime. Te dyja nuk rakordojne jane ne perpjestim te zhdrejte.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë