VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.
Pas rezultatit zhgënjyes të LSDM, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen, komunikim që e bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se merr përsipër rezultatin në zgjedhje. Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së.
Në Maqedoninë e Veriut u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara u zhvillua në 44 komuna dhe më e ashpër pritet në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Strugë.
Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje e Zaev do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme. Apo nëse do të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.5%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50726
Lajme të tjera
-
Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut: Në fokus bashkëpunimi dhe sfidat në rajon! Mbështesim ujdinë e Ohrit për Kosovën dhe Serbinë
27 Mars, 12:54
-
Maqedonia e Veriut dhuron 12 helikopterë luftarakë për Ukrainën
25 Mars, 18:42
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Mungesë serioze e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut
23 Mars, 07:33
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50 metrash për t’u arratisur, gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars, 13:07
-
Mero Baze: Albin Kurti duhet të tradhtoj veten për Kosovën dhe Kosovën për egon e tij
18 Mars, 18:56
-
Vila ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, dikur ishte në pronësi të ish liderit jugosllav, Josip Broz Tito
18 Mars, 17:12
-
Borrell: Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë anëtarësimit të Shkupit në BE
17 Mars, 15:26
-
Maqedonia e Veriut/ Rrahje, përdhunime, rrëmbime, rreth 1 mijë gra viktima të dhunës në familje në vitin 2022
16 Mars, 09:04
-
Sofja refuzon kërkesën e Shkupit për kërkim-falje për deportimin e hebrenjve
13 Mars, 20:14
-
80 vite nga holokausti/ Maqedonia kujton vendimin më të errët të historisë, dëboi mbi 7000 hebrenj dhe askush s'u kthye i gjallë
12 Mars, 09:26