/ATSH-AFP/ - Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë pjesë intensivisht në sulmet ajrore kundër rebelëve shiitë dhe aleatëve të tyre në Jemen, deklaroi sot zëdhënësi saudit i koalicionit të vendeve arabe që po i vjen në ndihmë presidentit të vendit.
Të gjitha vendet anëtare të këtij koalicioni kontribuojnë në përpjekjet për luftë, por forcat ajrore të emirateve kanë marrë pjesë në mënyrë intensive", theksoi zëdhënësi, Ahmed Assiri në një konferencë shtypi.
"Të paktën 39 civilë kanë vdekur në Jemen që nga fillimi i sulmeve ajrore nën drejtimin saudit kundër rebelëve shiitë", njoftuan sot zyrtarë nga Ministria jemenase e Shëndetësisë.
"Dymbëdhjetë persona humbën jetën gjatë një sulmi dje në mbrëmje vonë në një bazë ushtarake në veri të Sanas, sulme që prekën një lagje rezidenciale aty pranë", shtuan burimet.
/Shqiptarja.com