Shqipëria nuk riatdheson të dënuarit shqiptarë në Itali, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tyre të origjinës.
Autoritetet italiane ngrenë shqetësim për faktin se Shqipëria nuk po respekton marrëveshjen bilaterale për të dënuarit të cilët llogariten të jenë rreth 800 të burgosur shqiptarë në burgjet italiane.
Italia në alarm nga mbipopullimi i burgjeve
Drejtori i Departamentit të Administratës së Dënimit në Itali, Santi Consolo deklaron se alibia që japin shqiptarët është mbipopullimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
“Rumania dhe Shqipëria nuk respektojnë marrëveshjet dypalëshe.
Dhe për Shqipërinë është akoma më e rëndë, sepse ne kemi ndërtuar një institucion për 800 të dënuar, kemi dhënë ndihmën tonë dhe sot shkalla e shfrytëzimit të institucioneve shqiptare është më e ulet se ajo italiane.
Për Shqipërinë, alibia është: ‘I kemi insitucionet të mbipopulluara’”, ka deklaruar Consolo.
Consolo shprehet se nuk mund të ketë alibi përballë një emergjence ndërkombëtare.
“Jemi të vendosur që t’i bëjmë këto shtete të mbajnë përgjegjësi për qytetarët e tyre që vuajnë dënimin në Itali. Kam qenë në Algjeri, dhe nëse do të kem mundësi do të shkoj edhe në Tunizi dhe Marok për të folur drejtpërsëdrejti me autoritetet përgjegjëse.
Por ndihma duhet të vijë nga të gjithë ministritë e prekura”, thotë Consolo.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com